‘U dëshpërova…’ Andi reagon pas puthjeve e përqafimeve të Jasminës me konkurrentin: ‘Seriozisht e ke ti?‘ 0 10

Andi ka reaguar pas skenave në takimin mes Jasminës dhe Erlindit, ku nuk munguan puthjet e përqafimet.

Ai iu drejtua Jasminës duke i thënë “seriozisht e ke?”, ndërsa tha se kishte pritur që Jasmina të zgjidhte atë në takim dhe jo Erlindi
Ai madje tha se në një mënyrë u dëshpërua, duke i thënë Jasminës se është e paqëndrueshme.
Debati:
Jasmina: Janë dy pëlqimet e mia
Andi: Seriozisht e ke ti?
Jasmina: Çfarë përgjigje pret ti?
Andi: Mu duk ky takim si me qenë duke parë “Titanikun”. Më shumë lojë se sa bisedë
Jasmina: Ça të pengoi ty që nuk kishte komunikim?
Andi: Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di…
Erlindi: Ti pret që ajo të ndrydhi ndjenjat e saj?
Andi: Ti ke qenë i parë që ke thënë kur më puthi që “kapuni për dore dhe ikni”
Erlindi: Po ti vetë pranove takimin me Sarën, që puthi Atdheun
Andi: Unë e pranova sepse nuk bëra asnjë reagim. Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova
Jasmina: Mua nuk më pëlqejnë reagimet e Andit, jam 50 me 50. Është mënyra si sillet Andi ndaj femrave të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I lidhur jashtë emisionit? Riniani tha se është ndarë prej 8 vitesh, ish e dashura e tij bën deklaratën që s’pritej! 0 5

Në media e në rrjete sociale është përfolur se Riniani i “Përputhen”është i martuar me një ruse dhe ka fëmijë. Vetë konkurrenti i ka mohuar këto lajme gjatë një puntate të “Përputhen Prime”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një ish të fejuar, me të cilën ka kaluar plot 8 vite.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar Rinianit më të mirat në rrugëtimin e tij të ri, duke shtuar se është një person shumë i rrallë.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo.

dgg.jpeg

 

Kujtojmë se dyshimet që dyshja ishin bashkë erdhën pasi Marsy mbante ende një foto me Rinianin në rrjetet sociale. Ky I fundit u shpreh se kishte pasur një lidhje prej 8 vitesh me të, por tanimë e gjitha kishte marrë fund.

 

Shumë pranë nesh, njihuni me qytetin evropian që nuk e “njeh” COVID-in 0 6

Ndonëse thuajse e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, një qytezë e vogël në Itali nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin, që prej shpërthimit të saj.

Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche dhe që autoritetet thonë se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirs.

Qyteza, ndodhet midis maleve të Sibillini, i njohur dhe si një vend ku zhvillohet sporti i skive. Këtë fakt, kryebashkiaku i qytetit, Cristiana Gentili, e quan si një sukses grupi.

Ai thotë se qytetarët, bizneset, restorantet, kanë ëbrë punën e tyre dhe kanë respektuar masat, por megjithatë, ai pranon se kanë pasur dhe pak fat.