U bë gjysh për herë të parë! Babai i Ledrit surprizohet në mënyrën më të bukur pas lindjes së mbesës 0 34

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë në 14 dhjetor dhe u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Poema Blu. Ditën e sotme ata ndanë fotot më të ëmbla të vogëlushes së tyre, me të cilën të gjithë ranë në dashuri me shikim të parë.

Por përveç Sarës dhe Ledrit, ardhjen e saj në jetë e kanë pritur me padurim edhe prindërit e reperit, Xheraldina dhe Agron Vula.

Madje ky i fundit ka marrë surprizën më të bukur pas lindjes së mbesës, për ta uruar për ardhjen e saj në jetë. Agron Vula punon si regjisor në televizionin “RTV 21” dhe gjatë xhirimeve të një emisioni me këngë folklorike kanë kënduar enkas për lindjen e Poemës. I ati i Ledrit duket shumë i lumtur dhe duke mos e fshehur gëzimin fillon të kërcejë.

Prindërit e Ledrit prej kohësh kishin shprehur dëshirën që të bëheshin gjyshër dhe më në fund gjithçka u bë realitet. Mirëpo tashmë atyre do ju duhet të presin pak sa të njihen me mbesën e tyre, pasi Sara dhe Ledri u larguan disa javë më parë drejt Gjermanisë, ku sollën në jetë edhe vogëlushen./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 5

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.

 

Është shfaqur shumë i afërt me vajzat, konkurrentja simpatike ia thotë troç Saimirit: Me mua s’ke shanse 0 9

Gjatë puntatës së fundit në “Love Story” vajzat gatuan nga një pjatë speciale për Saimirin, i cili në fund zgjodhi gatimin e Redonës dhe e ftoi atë për një takim. Ata të dy u takua në një bar dhe biseduan për dashurinë. Saimiri iu afrua, por vuri re se Redona ishte në siklet.

“Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin”, i tha ai.

Redona ndërkohë u shpreh se puthja për të është shumë e rëndësishme.

“Jo, me mua s’ke shanse! Puthja është shumë  e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha”, tha ajo.