Turqia dhuron për Bosnjën 30 mijë vaksina kineze anticovid 0 17

Turqia i ka dhuruar 30 mijë vaksinat kinez, Sinovac Bosnje Hercegovinës.

Një aeroplan nga Ankaraja u ul në aeroportin e Sarajevës, ku transportoheshin 30 mijë vaksinat kinez, Sinovac, të cilat shteti turk ua ka dhuruar boshnjakëve.

Aeroplani duhej të mbërrinte dje, por fluturimi u shty për sot për shkak të disa problemeve teknike.

Ndihma turke u mirëprit në pistën e aeroportit nga Ministri i Sigurimit i Bosnje-Hercegovinës, Selmo Cikotic me zyrtarë nga Ambasada turke.

Ozgur Sahin, i ngarkuari me punë i ambasadës turke në Sarajevë, kujtoi se anëtarët e presidencës së BH-së vizituan Republikën e Turqisë më 16 mars, kur ata kërkuan ndihmë në blerjen e vaksinave nga Turqia.

“Pas bisedimeve me Presidentin Erdogan, ne menjëherë filluam procedurën dhe përfunduam gjithçka në bashkëpunim me autoritetet e BH-së. Sot ne jemi të lumtur që këto vaksina kanë mbërritur. Në kohë të vështira, ne do të vazhdojmë të jemi me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ne duam të mbështesim Qytetarët e Bosnjës në luftën kundër kësaj sëmundjeje dhe mbështetjen në çdo kohë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nensi Dojaka, një shqiptare për herë të parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton 0 13

Nensi Dojaka është shqiptarja që për herë  të parë i bashkohet shtëpisë prestigjoze të modës Louis Vuitton. Të jesh pjesë e 20 stilistëve më të mirë në mbarë botën dhe sidomos në këtë markë botërore është padyshim një mundësi e rrallë.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër dhe me koleksionin e saj të modës ka arritur të shkojë në gjysmë finalen e ‘LVMH Prize’. Koleksioni do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilada do të mbhet online për shkak të rregullave anti-COVID.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

Firmosën me Netflix, zbulohet projekti i parë i Meghan Markle dhe princ Harry-t 0 10

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë siguruar projektin e parë televiziv – një dokumentar në lidhje me lojërat Invictus. Projekti vjen gjashtë muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix.

Dokumentari me seri, i titulluar “Heart of Invictus” do të ndjekë konkurrentët në të gjithë botën për trajnimin për Lojërat në Hagë, që pritej të zhvilloheshin në 2020-ën por u shtynë për shkak të pandemisë.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë siguruar projektin e parë televiziv – një dokumentar në lidhje me lojërat Invictus. Projekti vjen gjashtë muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix.

Dokumentari me seri, i titulluar “Heart of Invictus” do të ndjekë konkurrentët në të gjithë botën për trajnimin për Lojërat në Hagë, që pritej të zhvilloheshin në 2020-ën por u shtynë për shkak të pandemisë.