Trump nuk fitoi por Kina e adhuron, përgatitet statuja që e portretizon si Buda 0 24

Megjithëse Donald Trump nuk i fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale ai ka ende shumë sukses ironikisht edhe në vendin që ai nga Shtëpia e Bardhë sulmonte më shumë, rivali kinez.

Tezgat e metropoleve si Pekini dhe Shangai janë ende të tejmbushura me materiale të shumta që kujtojnë ish-presidentin amerikan, nga maskat me profilin e tij karakteristik, deri tek këmishët me emrin e tij si logo, ose kapelet.

Por një artist kinez e ka çuar adhurimin për ish-presidentin Trump ka arritur në një nivel tjetër duke krijuar një statujë gjigante në qeramikë, e cila paraqet ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë duke medituar me një veshje që përngjan me atë të Budës.

Artisti Hong Shi e ka quajtur statujën pikërisht  “Trump, ose Buda i Parajsës Perëndimore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NASA zgjedh SpaceX për misionin e ardhshëm në Hënë 0 10

NASA ka zgjedhur SpaceX për të dërguar astronautët e ardhshëm amerikanë në Hënë, për herë të parë që prej vitit 1972, njoftoi agjencia hapësinore duke i dhënë një fitore të madhe kompanisë së Elon Musk.

Kontrata prej 2,9 miliardë dollarësh përfshin anijen hapësinore Starship, që është testuar në një qendër të SpaceX në Teksas.

“Sot, jam shumë entuziast dhe ne jemi shumë entuziastë të njoftojmë se ne i kemi dhënë SpaceX zhvillimin e sistemit tonë të uljes në Hënë”, deklaroi Lisa Watson-Morgan, përgjegjëse për këtë program në NASA.

SpaceX nxori kompaninë Dynetics dhe Jeff Bezos Blue Origin dhe u bë furnizuesi i vetëm i sistemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA shpesh zgjidhte kompani të shumta nëse një dështonte.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

SpaceX kaloi Dynetics dhe kompaninë Blue Origin, të Jeff Bezos dhe u bë i vetmi furnizues i sitemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA zgjidhte shpesh disa kompani në rast dështimi të një prej tyre.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

 

Aktori i njohur mbetet ‘trokë’, ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba 0 8

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.

Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.

Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.

foto galeri

foto galeri

Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.

“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.

Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.

“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.

Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.

“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.

Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.