Trump hedh akuza: Nuk e nxorrën vaksinën kundër COVID-19 që unë të humbja zgjedhjet 0 62

Donald Trump, ditën e djeshme akuzoi Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, si dhe prodhuesin e barnave Pfizer se ata nuk e dhanë më parë njoftimin për një vaksinë kundër Covid-19, për t’i mohuar atij “një fitore të vaksinës, para zgjedhjeve”.

Komentet e tij erdhën pasi Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjië BioNTech, njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ishte më shumë se 90% efektive në provat klinike.

Në një seri postimesh në Tëitter, Trump pretendoi se gjithmonë e kishte ditur se “Pfizer dhe të tjerët do ta shpallnin lajmin e një vaksine vetëm pas zgjedhjeve” dhe se Administrata e Barnave dhe Ushqimit duhet ta kishte njoftuar këtë më herët, “jo për qëllime politike, por për të kursyer jetë.”

Ai gjithashtu pohoi se vaksina nuk do të ishte në dispozicion “për katër vjet të tjera, nëse Joe Biden do të kishte qenë president”.

Trump nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij dhe komenti i tij mbi Biden ishte pavarësisht faktit se rezultatet e zgjedhjeve tashmë dihen. /albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.