“Trump fillon në janar mandatin e dytë”, Zyrtarët e DASH të shokuar nga deklaratat e Pompeos 0 58

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra më herët nga Mike Pompeo.

Sipas raportimeve, ata janë të shokuar nga mospranimi i rezultateve të zgjedhjeve nga ana e sekretarit të shtetit, i cili u shpreh se do të ketë tranzicion, por drejt një administrate të dytë Trump.

“Si mund ai të minojë punën tonë,” është shprehur një diplomat amerikan përtej detit.

“Si mund ta ketë seriozisht,” tha një tjetër diplomat amerikan. “Kjo është në fakt e frikshme.”

Sipas CNN, një nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit tha se po shihte konferencën për shtyp derisa Pompeo “bëri shaka me tranzicionin” dhe pastaj u “neverit”.

“Për dikë që krijoi një kod të etikës dhe një të diplomuar në Ëest Point, ai është duke u ulur në nivelin më të ulët të të ultit”, tha ai, duke shtuar se Pompeo “po fundos trashëgiminë e tij, edhe me gjithë punën dhe diplomacinë e mandatit të tij”./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: