Tronditet Elbasani/ Pas vrasjes së vëllait, eksploziv banesës së të shumëkërkuarit Talo Çela 0 50

Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri.

Po ashtu bëhet e ditur se në banesë nuk jetonte askush, ndërsa si pasojë e eksplozivit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kujtojmë se Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllain, Bujar Çelën. Paraprakisht dyshohet se ky është një mesazh i koduar për Çelën, i cili vijon të jetë në arrati. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po vijon me hetimin dhe zbardhjen e saj.

Po ashtu sjellim në vëmendje faktin se Policia e Shtetit më 7 korrik të këtij viti ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E pyesin shpesh për të ardhmen, trajneri i Barcelonës “shfryn” ndaj gazetarëve 0 24

Aventura e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk ka qenë shumë pozitive por blaugranët janë ende në garë në La Liga dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës e ka parë veten në pozita jo komode gjatë konferencave për shtyp, shpesh është pyetur për të ardhmen e tij, ky fakt me sa duke ka bezdisur jo pak holandezin:

Është e çuditshme, më duhet shpesh ti përgjigjem pyetjeve në lidhje me të ardhmen time. Sa herë humbas një ndeshje më pyesni për të ardhmen. Nuk jam dakord me këtë por më duhet ta pranojë. Unë mendoj vetëm të bëj punën time, kam ende një vit kontratë me Barcelonën dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu. E di se çfarë mund të ndodh nëse fitoj edhe nëse humbas”, u shpreh Koeman në konferencë për shtyp përpara finales kundër Athletic Bilbao.

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës! 0 21

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur…

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.