Tronditëse/ Hidhet nga kati i katër i ‘Sanatoriumit’ një pacient me koronavirus 0 75

Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i spitalit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se pacienti që i ka dhënë fund jetën është Preng Gjonaj 52-vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej ditësh po trajtohej në spital pasi ishte i prekur nga Covid-19.

Ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë.

Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës duke u hedhur nga një lartësi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.