Trondit krimineli Sheshel: Ushtria serbe të futet në Kosovë! 0 23

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.

Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë.

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

Më vonë, në një konferencë për media, Sheshel tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003 por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007. Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci. Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 9

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 12

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle