Tritan Shehu: Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet. Çfarë masash duhen 0 62

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të përdorë ndryshimet e COVID-19 për të larguar vëmendjen nga dështimet, duke veçuar në këtë rast vaksinën kundër koronavirusit.

Shehu rendit ato që dihen deri tani për variantin e ri të virusit dhe masat që duhen marrë nga qeveria si në vendet e tjera.

POSTIMI I PLOTË
Ndryshimet virale kërkojnë masa inteligjente-jo Kasandra e mallkime për partnerët!
Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet, veçanërisht për vaksinën dhe mallkuar partnerët për atë që kjo Qeveri nuk realizoi.
Në fakt ky fenomen genetik paraqit deri më tashti:
– Disa mutacione virale që e kanë bërë atë rreth 70% më ngjitës.
– Megjithëse nuk duket që virusi është bërë direkt më dëmtues, fakti i rritjes së shpejtësisë së transmetimit çon në mbi ngarkesë të re të sistemeve shëndetësore, gjë që ka pasoja negative mbi të sëmurët.

– Nuk ka të dhëna që ka ndryshuar efikasiteti i vaksinave.
Pra në vend të mallkimeve, Rama e qeveria e tij duhet të zhvillojnë masa adaptuese si në vendet e tjera, që korelojnë me çfarë duhej bërë, por që nuk janë realizuar:
1- Sigurimi edhe me urgjent i sasive të mëdha të Vaksinës Covid. Përdorimi i saj së paku për personelin mjekësor duhej të fillonte tek ne para 15 Janarit.
2- Rritja e shpejtësisë së përhapjes së infeksionit imponon një nivel më të lartë të kujdesit parësor, shumë fishuar edhe masat mbrojtëse për atë personel.
3- Duhet organizuar me efikasitet mjekimi “në shtëpi” i pacienteve, gratis, pavarësisht rezultatit të “tamponit”.
4- Duhen shumë fishuar testimet PCR e liberalizuar në treg “testet e shpejta”, për t’u mundësuar nga publiku kudo, në çdo farmaci, laborator, ambulator etj.
5- Duhen shfrytëzuar menjëherë spitaleve periferike, rritja e shpejtësisë së përhapjes detyrimisht çon në rritje të nevojave spitalore.
6- Me të njëjtën logjikë duhet të zgjerohen e forcohen edhe Postet e Reanimacionit në vend, që dhe aktualisht janë larg standardeve.
Të gjitha këto e të tjera si sigurimi i maskave për popullsinë, rregulla efikase etj, janë masa të kërkuara gjatë nga ne, tashti të forcoheshin!
Por Rama në dështimin e tij jo vetëm që e ka lënë gjendjen jashtë kontrollit, po edhe sot kërkon të fshihet mbas “profecive” e mallkimeve, ndaj atyre që janë shpresa jonë e vetme.

 

Tritan Shehu Fb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.