Tritan Kalo mesazh pas vaksinimit: Fundi i tunelit nuk është larg, vera e vitit 2021 do të jetë… 0 4

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, jep një mesazh pas vaksinimit nga koronavirusi, ditën e djeshme, duke e cilësuar nisjen e vaksinimit një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Kalo shkruan në “Facebook” se nisja e vaksinimit anti-Covid në vendin tonë shënon fillimin e përfundimit të pandemisë, ndërsa apelon për vijimin e respektimit të masave nga qytetearët.

Mesazhi i Kalos:null

KOHË KOVIDIANE….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19, 2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë 3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….

Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimi ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….Nga sot kemi me siguri FILLIMIN e PËRFUNDIMIT të PANDEMISË…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….DURIM e SHPRESË se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever!!!//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga Kosova për në Rinas dhe më pas drejt Zvicrës, udhëtimi i fundit i familjes që u shua në aksidentin në Rrugën e Kombit, në luftë për jetën fëmija i vogël 0 5

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Kosova në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se familja me mbiemër Avdiaj ishte nisur nga Kosova për në Rinas, ku do të udhëtonin drejt Zvicrës. Ata kishin hyrë pasditen e djeshme nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pa ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për ta. Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Ana e zhveshi dhe i bëri masazh, Fatjoni e dënon: ‘Do prekësh me b*thë 10 herë…’ 0 5

Ana ka zhvilluar për të disatën herë takim me Fatjonin dhe sa kalon e më shumë takimet e tyre bëhene dhe më romantik.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit.

Fatjoni: Si je me masazhin?

Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që më kanë bërë, ty të pëlqen që të masazhojnë.

Fatjoni: Nuk e di ti si je?

Ana: Mua më pëlqen të më masazhojnë.

Ana: Fatjoni është i disponueshëm gjithmonë sidomos për relaks.

Fatjoni: Më pëlqen shumë të ledhatohem

Bora: A ka një tërheqje fizike midis jush?

Ana: Ka, nuk është  vështirë të dallohet

Fatjoni: Ajo po ngre zemrën ti thua tërheqje fizike

Ndërsa teksa po luanin bilardo. Fatjoni i jep dënim Anës 10 squats dhe i thotë disa herë që duhet të ulet aq shumë sa by*ha t’i prekë dyshemenë.