Trajleri përplas për vdekje efektiven e sigurisë portuale në Durrës 0 109

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në portin e Durrësit. Një trajler ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, efektive e sigurisë portuale. Viktima është Artineda Haskasa. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Trajler”, 39-vjeçar me iniciale F.K. është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar Artineda Haskasa 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale, por Porto ëndërron një tjetër “mrekulli” në Champions 0 7

Me kualifikimin në dorë pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në transfertë, Chelsea pret i qetë sfidën e dytë kundër Portos. Blutë e Londrës kanë në anën e tyre të gjitha parashikimet, por eksperienca e detyron Thomas Tuchel të mos i besojë ato. Tekniku gjerman pret një ndeshje të vështirë, megjithëse nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë deri te trofeu i Champions. “

Ne kemi në mëndje gjysmëfinalen dhe më pas finalen. Isha i qartë sepse nuk kemi agjë për të fshehur. Chelsi mund të fitojë çdo ndeshje dhe trofe. Është ndërtuar për këtë. Por nuk mund të flemë me ëndrra. Asgjë nuk është vendosur dhe për t’u kualifikuar duhet të fitojmë sërish me Porton dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tuchel që me përjashtim të Kovacic ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Humbja në shtëpi ka ulur ndjeshëm kuotat e Portos, por nuk është dorëzuar Sergio Conceicao. Tekniku portugez beson te një tjetër sipërmarrje të madhe si ajo kundër Juventus në fazën e 1/8. “Kemi treguar se mund të kalojmë sfida të vështira. Kjo bindje na vjen nga puna që bëjmë çdo ditë. Kemi besim. E dimë që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Conceicao, që për këtë ndeshje i kthehen në dispozicion Sergio Oliveira dhe Taremi, dy titullarët që munguan në sfidën e vajtjes. Ashtu si një javë më parë, ndeshja mes Chelsea dhe Porto do të luhet në stadiumin e Sevilla./BW