Trafikonin drogë dhe falsifikonin monedha, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Fier (EMRAT) 0 76

Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se kanë rënë në pranga Edmond Bishani, 56 vjeç dhe Rovena Bishani, 44 vjeçe, banues në Fier (bashkëshortë).

Gjatë hetimit disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, rezultoi se këta shtetas merreshin me veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të falsifikimit të monedhave.

Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marë me qera në Fier, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHTEGËTARI”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vihen në pranga dy shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 28 doza kokainë dhe 24 doza cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SHTEGËTARI”, në kuadër të të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

E. B., 56 vjeç dhe R. B., 44 vjeçe, banues në Fier (bashkëshortë).

Gjatë hetimit disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, rezultoi se këta shtetas merreshin me veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të falsifikimit të monedhave.

Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marë me qera në Fier, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa.

Gjithashtu për këta shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.