“Toka po rrotullohet më shpejt”/ Shkencëtarët raportojnë fenomenin 0 31

Edhe vetë planeti, thotë USA Today, kërkonte që ta linte sa më shpejt pas 2020-ën, sipas të përditshmes së njohur amerikane, Toka është rrotulluar më shpejt rreth boshtit të saj.

Duke cituar Live Science, gazeta thotë se 28 ditët më të shpejta të Tokës që janë regjistruar ndonjëherë që prej viteve 1960, ndodhën të gjitha gjatë vitit 2020. Zakonisht, planeti ynë është një ruajtës i shkëlqyer i kohës. Mesatarisht, në raport më Diellin, ai rrotullohet një herë në 86.400 sekonda, që është e barabartë me 24 orë. Megjithatë nuk është perfekte dhe kohëzgjatja mund të luhahet me milisekonda.null

Rrotullimi i Tokës mund të ndryshojë pak për shkak të lëvizjes së bërthamës së saj, por kjo ka gjasa të ndodhë çuditërisht, edhe për shkak të motit dhe efektit të oqeaneve.

“Ndryshimet në atmosferë, sidomos presioni atmosferik nëpër botë, dhe lëvizjet e erërave që mund të lidhen me evente të tilla klimatike si El Niño janë mjaftueshëm të fuqishme për ta bërë efektin e tyre te ndihet dhe ne rrotullimin e Tokës”, pohonte në 2003-shin shkencëtari David A. Salstein.

Për shkak të një paqëndrueshmërie në lëvizjen e Tokës, ekspertët në vitet 1950 krijuan një orë atomike për ta regjistruar saktë kohën. Por ndërsa rrotullimi i Tokës mund të ndryshojë, kjo orë vazhdonte me ritmin e vet dhe treguesit e saj lëvizën, ndaj në përpjekjet për matje sa me te sakta, bëhet një ndërhyrje të paktën çdo 10 vjet.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 6

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.