Tmerr në familjen Osmani në Tiranë, dy vëllezër humbin jetën brenda ditës nga Covid-19 0 28

Koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Tiranë.

Brenda ditës janë ndarë nga jeta dy vëllezër të infektuar me Covid-19. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, pedagogu në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës Afrim Osmani njoftoi ndarjen nga jeta të vëllai të tij Astriti.

“Covid me mori vellain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesen e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj te gjithe”, shkruan Afrim Osmani.

Ndërkohë që pak orë më vonë ai lajmëroi edhe humbjen e jetës të vëllait tjetër, Arjanit.

Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund”, shkruan më pas pedagogu.

Rritja e numrit të të infektuarve në vendin tonë ka shkaktuar tragjedi në disa familje shqiptare.

Në 24 orët e fundit 410 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 8 qytetarë. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Jap dorëheqjen! Ndihem i fyer! 0 9

Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.

“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.

I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.

Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.

Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.

Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.

Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.

Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale./lajme.al

Takim me një grup koordinatorësh të PR, në një nga lagjet e Njësisë Nr.4 në Tiranë. 0 13

Zgjedhjet e 25 Prillit – theksoi Kryetari i PR Fatmir Mediu,- nuk janë zgjedhje thjesht politike, por janë një moment i rëndësishëm nē historinë tonë.

Eshtë momenti për një kthesë kombëtare, për të kthyer Shqipërinë në rrugën e Integrimit Europian, i cili do të mundësohet brenda 4 viteve të ardhshme të qeverisjes së djathtë, siç bëmë me NATOn në 2005.

Shqipëria do të jetë Europiane, sepse programi ynë,- theksoi ai, synon në ndërtimin e një qeverisje kushtetuese, kthimin e Institucioneve në shërbim të njerëzve, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma të thella ekonomike, jo vetëm në taksën e sheshtë, por dhe reforma rregullatore dhe siguri juridike në mbështetje të biznesit, për të siguruar punësimin e shqiptarëve, reforma në shëndetësi, jo vetëm duke rritur investimet, por dhe arsim, duke i shkëputur nga kontrolli politik.

Financat publike do të përqëndrohen në investimet në infrastrukturë, energji dhe bujqësi.

Opozita do të përfshijë në garën e saj elektorale dhe administrimin qeverisës, njerëz të aftë, të rinj dhe të reja, profesionistë, dhe sidomos krijimin e mundësisë për t’u rikthyer në Shqipëri, në nivelet e larta të vendimmarrjes, të qindra të rinjve dhe të rejave, që kanë mbaruar studimet në Universitetet më të mira, dhe punojnë në Institucione të rëndësishme në Amerikë, Britani, Europë, apo vende të tjera.

Opozita do të ndërtojë një qeverisje të besimit dhe mirëkuptimit, respektit dhe përkushtimit ndaj vendit dhe kombit, duke i dhënë fund mashtrimit, krimit, korrupsionit, arrogancës, fyerjes, sharjes dhe përbuzjes, të cilat dominojnë qeverinë Rama.

Qeveria e të djathtës do të ketë parësor interesin kombëtar, duke i shërbyer interesave shqiptare në Ballkan, në mbështetje të kërkesave dhe vendimmarrjes së Institucioneve qeverisëse dhe politike në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke mënjanuar përfundimisht çdo lloj paternalizmi ndaj çështjes kombëtare.