Tiranë/ Arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim 0 41

Tiranë – 4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

●Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Gj., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

●Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. S., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

●Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. L., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

●Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, ka kapur dhe ndaluar shtetasin K. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

●Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. K., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale D. T., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nga java e ardhshme do shpalosim programin”, Veliaj: PD, qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë 0 5

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherazi drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se nga java e ardhshme Partia Socialiste do të shpalosë programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Real Story” në News24, Veliaj foli për dallime thembësore mes programeve të PD dhe PS. Ai tha se PD është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.

“Jam shumë i qartë për dallimet tona thelbësore tek programi. Për 100 mijë biznese të vogla taksa është zero. Kur Lulzim Basha del i patokëzuar me realitetin shqiptar, këtu ka diçka që nuk shkon. Kur pasi i kam dëgjuar dhe na janë bërë veshët pipëz, oligarkët, oligarkët dhe pastaj çon taksën 9%.
Për çunat këtu sot e kanë taksën 3%, propozimi i Lulzim Bashës ia trefishon taksën. Lekë për të mbushur kartën për të parë Interin dhe Juven nuk do kenë më. Kjo është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.
Pyetja është oligarku shqetësohet nga fjalimet apo taksat. Taksa 15% na mundëson të financojmë kopshtet, çerdhet, shkollat, kush do i financojë gjyshet apo çunat që punojnë këtu. Taksimi i ndershëm është pastrueset, banakieret, kamerierët 0. 2-3% kameramanët, taksa 9% për të gjithë duket si një barazim për të gjithë por 9% i miliarderit me 9% e pastrueses është diferencë shumë e madhe. Prek menjëherë shportën ushqimore. Ky është një dallim shumë i madh i së djathtës dhe të majtës. Kur flet e djathta për kreditë e buta… këta e kishin mundësinë ta implementonin këtë. E keni parë listën, zv.ministra, deputetë, gardistë të 21 janarit. E djathta dhe kur do të jetë populiste, kopjon, kopjon keq ose flet për gjëra që janë bërë. TVSH-ja për turizmin ka 3 vjet 6%. Duke qenë se steka është ulur kaq shumë nga opozita, nuk do të thotë që duhet ta ulim dhe ne. Nga java e ardhshme do shpalosim programin tonë. Progresioni ynë i rrogave do duhet të kapë këtë që quhet mesatare e re sot dhe kryeministri e ka thënë hapur që këtë do të bëjmë”, deklaroi Veliaj.

Ç’po ndodh këtu? Pasi Saimiri i refuzoi, Generda dhe Redona gjejnë mbështetje tek djemtë e “Për’puthen” 0 15

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Love Story”. Midis Generdës dhe Merit, Saimiri zgjodhi këtë të dytën si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e “princit modern” ishte Generda, e cila u prek pasi mësoi se ai nuk ishte e përzgjedhura e tij. Megjithatë ajo i uroi atij mbarësi në rrugëtimin e dashurisë me Merin.

Gjithsesi Generda, që erdhi posaçërsiht nga Gjermania për Saimirin, duket se e ka hedhur shpejt pas krahëve këtë histori. Ditën e sotme ajo është fotografuar së bashku me një vajzë tjetër të “Love Story”, Redonën, me dy nga djemtë më të komentuar të “Për’puthen”! Me kë do thoni ju? Me Atdheun dhe Andin.

Ka qenë moderatorja e “Daily Love Story” ajo që ka publikuar foto të djemve dhe vajzave, në të cilat ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse Saimiri i refuzoi dy vajzat, duket se ato kanë gjetur një mundësi të re në krahët e dy djemve të “Për’puthen”.

Në njërën foto Generda shfaqet shumë pranë Atdhehut, teksa ky i fundit shihet se i ka hedhur dorën në qafë.

Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja e “Daily Love Story”.

Se si janë njohur djemtë e “Për’puthen” me ish-konkurrentet e “Love Story” nuk dihet ende dhe ndoshta ata mes tyre mund të jenë thjesht miq të mirë. Megjithatë mbetet në dorë të protagonistëve të flasin e të zbulojnë më tepër detaje.-/iconstyle