Tirana në karantinë, kryeqyteti mbyllet nga e premtja deri të hënën! Qeveria pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve 0 36

Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.

Kryeqyteti do të mbyllet! Burime për Të brendshme bëjnë me dije se Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës. 

Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta. 

Për të frenuar infektimet, pak ditë më parë qeveria njoftoi, pasi Dosja.al paralajmëroi lajmin, se do të vendosej ora policore. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk lejohet lëvizja e qytetarëve. /dosja.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor 26 janar 2021 0 4

Dashi

Do të jetë një ditë interesante dhe do të ketë kaq shumë emocione për të jetuar në dashuri. Në punë, përpiquni të jeni më pak të shqetësuar dhe më optimist edhe nëse ende keni probleme për të zgjidhur.

Demi

Ditë paksa e nënshtruar për ju. Ju do të duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë sidomos dashurisë, kur ka pak trazira dhe mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje. Edhe në punë, është më mirë të heshtni: ekziston Hëna e kundërt që mund t’ju bëjë të thoni diçka të gabuar.

Binjakët

Do të jeni shumë nervozë dhe mund ta zbrazni këtë nervozizëm në dashuri: bëni kujdes të mos bëni dëm. Në punë doni të kompensoni kohën e humbur.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se do të ndiheni më mirë dhe dëshironi të dilni nga shtëpia. Në dashuri do të jeni shumë reflektues ndërsa për punë përdorni ditën për të planifikuar diçka për të bërë.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se do të jetë një ditë nervoze për shkak të Hënës dhe Diellit në kundërshtim: jini të kujdesshëm në dashuri dhe përpiquni të shmangni marrëdhëniet me njerëz të padisponueshëm. Në punë, shtyni çdo kërkesë deri pas 7 shkurtit.

Virgjëresha

Ditë pozitive në dashuri, nëse ka dikush që ju intereson, vazhdo përpara. Tani doni të zyrtarizoni një marrëdhënie, nuk jeni më të kënaqur me lidhje të pakuptimta. Mundohuni të pushoni më shumë.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon se do të jetë një ditë e lodhshme sidomos në dashuri ku jeni duke kërkuar zgjidhje. Por përpiquni të mos i lëndoni njerëzit duke përdorur fjalë shumë të forta. Mundohuni të relaksoheni pak.

Akrepi

Kini kujdes që të mos nervozoheni edhe pa ndonjë arsye: nëse qëndroni të qetë e kuptoni që zgjidhja është afër. Edhe në punë, ju mund të diskutoni me qetësi çdo problem dhe të përpiqeni t’i zgjidhni ato.

Shigjetari

Do të jetë e favorshme në dashuri: keni shumë energji dhe në çift është e mundur të bëni plane. Në punë nëse duhet të caktoni një takim, rregulloni atë për të premten e ardhshme.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se sot do të keni yje pozitivë në dashuri: nëse ka probleme për t’u zgjidhur, flisni sot. Ju keni një shans të mirë në punë deri në fund të muajit.

Ujori

Do të jetë një ditë shumë pozitive falë ndikimit të tre planetëve në shenjë, Hëna, Mërkuri dhe Dielli. Mund të bëni shumë gjëra dhe të favorizoheni në dashuri. Thjesht përpiquni të mos gërmoni të kaluarën.

Peshqit

Ditë e mirë për dashurinë ku do të keni intuita të mira dhe mund të përcaktoni çështjet e zemrës. Në punë do të keni mundësinë të përcaktoni një kontratë, por përpiquni të jepni më të mirën tuaj.
/noa.al/

Kryetari i Partisë Republikane thekson se… 0 6

Në takimin me shtabin elektoral të njësisë bashkiake Nr 1 në Tiranë, kryetari i Partisë Republikane theksoi se:
Edi Rama do bëjë çmos për ti manipuluar zgjedhjet. I ka vënë vetes një qëllim, që të jetë ai që kontrollon çdo gjë, dhe nuk ka asnjë lloj problemi, që pushtetin e tij ta vendosë mbi çdo gjë, dhe të përpiqet që nëpërmjet varfërisë, dhunës, përjashtimit, fyerjes, sharjes të kontrollojë shoqërinë dhe një pjesë ta bëjë të paaftë për të reaguar.

Opozita duhet të kuptojë që detyra e parë e saj është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të mendojë që kjo fushatë është si gjithë fushatat e tjera, sikur jemi në Amerikë, apo jemi në një demokraci normale, do të ketë një gabim jashtëzakonisht të madh që do të ndëshkojë shqiptarët. Prandaj kjo kërkon një vigjilencë të jashtëzakonshme dhe vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ.

30 vjet ne kemi qenë sëbashku dhe vazhdojmë të jemi sëbashku. Kemi qenë në momente të vështira edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mirë.

Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lirë./albaniareport.al