Ti ke qëllime tinëzare”, Arjan Konomi përplaset me Sindin dhe hedh akuza të forta për të 0 51

Ana Kauri dhe Sindi Loci gjatë kësaj jave kanë hedhur e kanë pritur thumba për njëra-tjetrën në rrjete sociale. E para ishte Ana ajo që publikoi një pjesë të shkurtër nga emisioni dhe përkrah shkroi: “Nuk i shikon fare Sindi se e ka mendjen të zihet me mua”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Më pas Sindi i ktheu përgjigje duke i kujtuar faktin që Arbri e akuzoi Anën se i kishte kërkuar që të dilte nga emisioni me të. Këto postime që dy vajzat bënë në rrjete sociale ndezën debat të madh në studio. Sindi tha se ajo i beson akuzat e Arbrit dhe se Ana qëndron në program vetëm për famë, sepse ajo në të vërtetë luan me të gjithë djemtë.

Fjalët e Sindit nuk u pritën mirë nga opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se Sindi bie në kontradiktë me fjalët e saj. Gjithashtu ai e akuzoi konkurrenten se ka qëllime tinëzare, sepse rri në prapaskenë me të gjithë djemtë për t’i bërë për vete dhe se madje del në kafene me ta. Sindi tha se ajo ka qenë vajza e vetme që nuk i ka dalë asnjë skandal në “Për’puthen” dhe se gjithmonë gjykohet për veprimet e fjalët e saj nga Arjani. Ajo u shpreh se edhe vajzat e tjera kanë thënë fjalë të ulëta për të, por askush nuk i ka kritikuar, ndërsa sa herë që ajo thotë diçka për to i kthehen kundra. Arjani nuk u tërhoq nga fjalët e tij, duke u shprehur i bindur se Sindi ka qëllime tinëzare. Ndërkohë Ana qëndroi e qetë dhe nuk tha asnjë fjalë gjatë debatit./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.