Ti je thjesht xheloze”, Ana i kujton Teas kohët e vjetra dhe e thumbon publikisht 0 85


Pasi fotot e Beartit dhe Teas bënë xhiron e rrjetit, reagimet ishin të shumta nga konkurrentë dhe ish konkurrentë të “Për’puthen”. I pari që reagoi pas protagonistëve të përfshirë në ngjarje ishte Elvisi, i cili ironizoi hapur lojën që Tea dhe Andi bën me njëri-tjetrin.

Se kisha menduar kurrë se do falënderoja publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi”, shkroi Elvisi përkrah një fotografie të Teas dhe Beartit që puthen në buzë.

Po ashtu pati një reagim nga Fation Kuqari, i cili u shpreh në një postim në Instagram se kjo nuk është asgjë, duke i bërë fansat të dyshonin se ai po paralajmëronte Melisën për diçka. Më pas erdhën reagimet nga vajzat e tjera të programit.

Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer.”, u shpreh Sindi.

Ndërkohë, Ana Kauri pak pas publikimit të skandalit, postoi këngën e Dafina Zeqirit, “Zili zili”, teksa këndonte “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall“.

Edhe sot ajo ka bërë një tjetër reagim, që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për Tean. Ajo ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga një takim që Tea dhe Andi kishin me njëri-tjetrin javë më parë. Ana u shpreh asokohe se dukej që mes tyre nuk kishte asnjë lloj pëlqimi, sepse në të kundërt ata do të dilnin bashkë si çift nga emisioni prej kohësh. Ndërsa Tea e konsideroi Anën si xheloze në ato momente dhe pikërisht në këto fjalë është kapur sot Ana.

Ana ti je thjesht xheloze!”, ka shkruar ajo përkrah videos shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin “Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin 0 12

Tashmë janë të shpeshta rastet kur të famshmit flasin hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor duke motivuar dhe të tjerët për të ecur para.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kendall Jenner, e cila në një bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor foli për betejën e saj me ankthin.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”.

Duke marrë parasysh ndikimin që të famshmit kanë te njerëzit e shumtë që i ndjekin, rrëfime të tilla janë inspiruese për ata që kanë kaluar ose po kalojnë një betejë me ankthin ose depresionin.

I ftoi në emision, moderatorja shokon me deklaratën: Dyshja e ‘Përputhen’ më kërkuan 5 mijë EURO për një intervistë! 0 12

Moderatorja Aulona Musta ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Pardon My French”. Aulona tregoi se do të vijë së shpejti në ekran me një projekt të ri të llojit Late Night Show.

 

Programi do të transmetohet një herë në javë, do të përfshijë showbiz por edhe fitness. Më tej, Aulona zbuloi se një ndër çiftet e krijuara në “Përputhen” i ka kërkuar 5 mijë euro për vetëm një intervistë.

 

“Një ndër çiftet më thanë vij në emision por 5 mijë euro kemi intervistën që të vijmë. S’po i themi se kush janë, janë një ndër çiftet. Kanë të drejtën e tyre por mesa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu”, tregoi moderatorja.