Thyhet ora policore, qytetarët marshojnë drejt banesës së Klodian Rashës 0 18

Vazhdon protesta e të rinjve dhe qytetarëve të shoqërisë civile në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Qytetarët kanë nisur një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e 25-vjeçarit.

Marshimi ka nisur pikërisht gjatë orës policore, ashtu siç u njoftua në rrjetet sociale në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, që theu orën policore e nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Drejtësia për 21 Janarin e papërfunduar”, Rama para familjarëve të viktimave: Po pastrohet llumi në drejtësi, sfida jonë… 0 3

Në 10-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve para Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, në Kryeministri janë ftuar familjarët e viktimave, të cilët qeveria i ka shpallur dëshmorë dhe kanë përfituar nga ndryshimi i ligjit për dëshmorët e atdheut të ndryshuar në vitin 2018.

Kryeministri Rama tha se pas 10 vitesh është koha për reflektim, se pse nuk është përmbushur ende drejtësia për 4 të pafajshëm: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, që u vranë gjatë protestës së opozitës më 21 janar 2011.


I pari i qeverisë shtoi se sistemi po fillon të pastrohet nga llumi i gjyqtarëve që e sakatuan drejtësisë për 21 Janarin, pasi sipas tij kryeministri s’mund të japë drejtësi në një sistem demokratik, por është gjykata ajo që e bën.

 

Nga ana tjetër Rama u shpreh se pas 21 Janarit ka ndryshuar qasja që qeveria ka për protestat.

“Sot kemi të gjithë arsyet për t’u përulur me mirënjohje të madhe përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës së të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.

 

 

Unë jam sinqerisht krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër dhe tejet të vështirë dhe të ngatërruar me marrjen e përgjegjësisë së madhe, të përgjegjësisë së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë.

Ne kemi garantuar një reagim proporcional duke mos lejuar që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëpyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit apo hapësirës përtej gardhit pavarësisht ekseseve të përsëritura me të cilat e gjithë shoqëria është përballur drejtpërdrejt duke ndjekur zhvillimin e protestave.

Është kthyer në normë që protesta të jetë nevojë e së drejtës për tu dëgjuar dhe si asnjëherë më parë qeveria, jo vetëm ka pasur vullnetin për të dëgjuar, por edhe karakterin për të reaguar e kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes së drejtës së vetë arsye që kanë treguar se ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet dhe protestuesit në pozitën e palës që duhet të dëgjohen e vlerësohen duke iu dhënë të drejtë për argumentin.

21 janari është shembulli i degradimit të pushtit tek shembulli i forcës, jo tek forca e shembullit. Sa herë flitet për të e sa herë vjen, unë jam i vetëdijshëm se shumë zemra të tërbuar ngrenë shqetësimin, pikëpyetjen dhe akuzën ndaj nesh duke thënë një të vërtetë: Që drejtësia për 21 janarin është e papërfunduar, larg së qenit e përfunduar, por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që kemi sot, se kryeministri e qeveria nuk mund të bëjë atë që bën drejtësia. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as kryeministri apo ministri s’mund të ngrenë akuza penale për t’ja çuar gjykatës së partisë. Është pushteti gjyqësor ai që i bën të tëra këto, një pushtet i pavarur në demokraci.

Secili nga pjesëmarrësit në atë tragjedi për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve, prindërve, nipërve, motrave e vëllezërve, për të vënë në vend, ashtu si të gjithë familjarët, miq e të afërm sa herë ajo plagë dhëmb nuk kanë se si marrin frymë të lehtësuar, prej faktit se nuk është bërë drejtësi.
Jemi në mes të rrugës në cdo drejtim, sic janë sot kantieret e rindërtimit pas tërmetit.

Ku janë sot ata që sakatuan të drejtën e të gjithë familjarëve, që sakatuan të drejtën e tyre për të parë drejtësi? Një pjesë e tyre nuk janë më, janë larguar nga drejtësia si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen si pjesë e llumit që s’mund ta kalonin filtrin, një pjesë tjetër janë ende në punë se nuk ju ka ardhur radha të kalojnë në filtrin e vettingut. Kjo është pasqyra krejt e ngjashme si në sektorin e rindërtimit. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e llumit mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve. Mbase shumëkush ka menduar se vettingu është një shkallë ndëshkimore për sistemin, jo, vettingu është filtri që pastron prurjet në sistem, pjesë e të gjithë një infrastrukture të vjetër, për të ngritur themele të reja, për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është pastruar nga metastazat e kancerit që degradoi sistemin, organizmin e shtetit. Do të jetë pikërisht faza tjetër, ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim, goditjen e gjithë atyre që e morën peng drejtësinë për vite të tëra dhe e bënë vendin një vend ku e drejta u kthye në një mall që shitet e blihet. Sfidë e madhe mbetet zëvendësim i i gjakut të prishur me gjak të ri”,- tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’ 0 7

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.

Po sot Rama shpalli 4 viktimat e ’21 janarit’ në 10-vjetorin e ngjarjes ‘’Dëshmorë të Atdheut’’.

Ai kërkoi besim se drejtësia do të bëjë drejtësi për 21 janarin edhe pse diçka e tilë prej vitesh mungon.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)