Thanë se janë vetëm për njëri-tjetrin, “Për’Puthen” merr VENDIMIN e rëndësishëm për Andin dhe Tean! 0 72

Ditën e djeshme Andi deklaroi se është në studio vetëm për Tean. “Tea, nëse ti do ta ndash mendjen që nuk je me mua, ma thuaj që tani dhe për Zotin unë çohem dhe dal jashtë, se e gjej veten time vetëm këtu te ti, që mund të shikoj një mundësi, nuk e shikoj në ndonjë vend tjetër”, u shpreh ai.

Pas emocioneve që Tea dhe Andi dhanë dje, ku deklaruan se tashmë do të jenë në mision vetëm për njëri-tjetrin, produksioni ka marrë një vendim. Mësohet se tashmë, çifti simpatik do të kenë disa privilegje më shumë dhe do të jenë më të favorizuar. Sipas asaj që deklaroi drejtuesja e programit, Andi dhe Tea do të kenë takime çdo javë si dhe do të mund të komunikojnë në whats app jashtë programit.

Moderatorja:

Do të kenë disa privilegje, ku do dalin çdo javë me njëri tjetrin. Po ashtu do t’u lejohet të kenë komunikim jashtë programit, por përmes whats app. Do kesh mundësinë ta shoqërosh Tean për në shtëpi. Do të zgjasë aq sa ju ta shihni të nevojshme për të marrë një vendim përfundimtar nëse nga ky program do të dilni apo jo si çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kiara Tito festoi ditëlindjen dhe në festë nuk mungonte as Butrinti! 0 5

Moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur.

-640-0-600730dd502b9.jpg

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.

 

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri