Thaçi në Hagë/ I biri bën deklaratën në emër të familjes: Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e UÇK 0 56

Pasi ish-Presidenti i Kosovës po përballet në Hagë me akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzmit, djal i tij reagon përmes një postimi në Facebook.

I biri i Hashim Thaçit, Endri ka shprehur mirënjohje të thellë “për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për ish-presidentin.”

“Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Endri shkruan se ata si familje besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

foto galeri
foto galeri

Deklarata e plotë e Endrit Thaçit

Qytetarë të nderuar, familjarë të dashur,

Në emër të familjes Thaçi ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe solidarizimin tuaj në këto ditë jo të lehta për familjen tonë.

U jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe interesimin e pareshtur që keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni për babain tim, themeluesin e UÇK-së, presidentin e vendit tonë.

Të gjithë jemi të indinjuar e të mërzitur, por edhe shumë të bindur se ashtu siç ka punuar dhe ka ditur ta mbrojë përherë luftën e UÇK-së, popullin dhe shtetin tonë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të dijë ta mbrojë edhe tash përballë këtyre akuzave monstruoze që padrejtësisht po rëndojnë mbi ta.

Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë.

Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të qëndrojmë të fortë dhe të unifikuar! /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!