Thaçi në Hagë: Deklarohem i pafajshëm! Avokati mbrojtës: Do kërkoj lirimin e tij nga paraburgimi! Ku janë akuzat? 0 55

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha prerë para Gjykatës së Hagës se nuk i pranon asnjë prej akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. Ritheksoj se akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”, tha Thaçi.

Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, David Hooper, tha në seancë se në akt-akuzat ndaj ish-Kreut të Shtetit nuk ka asnjë pretendim për “trafikun e organeve’ apo për “Shtëpinë e Verdhë”. Në fjalën e tij, avokati mbrojtës u shpreh se do të kërkojë lirimin e përkohshëm nga paraburgimi i Hagës për ish-presidentin Thaçi.

“Do të jem unë mbrojtësi kryesor që kam ndërmend të ndjek të gjitha seancat. Ne kemi disavantazhe që shkaktohen nga Covid dhe gjeografia. Duke pasur parasysh organizmin që duhet të bëjmë, kërkesën për të marrë vizat për të qenë këtu, do të sugjeronim datën 30 nëntor. Ju kanë ngritur një aktakuzë, megjithëse ishte e pazakontë dhe pak e pakuptimtë, megjithatë duhet sqaruar ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore? Dhe historia e “Shtëpisë së Verdhë”. Jo vetëm që është një njollë mbi Kosovën dhe kosovarët, por ishte ky pretendimi që krijoi këtë Gjykatë të Kosovës. Z. Thaçi i dinte që këto pretendime ishte gjepura dhe duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Evropian në krijimin e kësaj gjykate. Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhjen e organeve dhe krimet e tmerrshme që u pretenduan. Këto pretendime do të luftohen fuqimisht dhe unë pres t’i luftojmë me sukses.

Ne u çuditëm që ju e gjykuat të nevojshme të urdhëronit arrestimin e Thaçit, në vend që ta bënit me një fletëthirrje. Unë kam ndërmend të kërkoj sot pasdite lirimin e tij të përkohshëm. Nuk është e përshtatshme të bëhet kjo kërkesë pa e ditur se çfarë pretendon prokuroria se është rreziku i arratisjes. Ai është këtu dhe këtë sugjerim mund ta heqim. Sa i përket çështjes së dytë, nuk e di cilat janë pretendimet se ka pasur ndërhyrje. Ne duhet të dimë se çfarë po thuhet. Ne duam të marrim elementet specifikë të informacionit, përveç materialit mbështetës, që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit. Po kështu do të kërkoj që kërkesa për lirim të përkohshëm të bëhet në javët e ardhshme, pasi të kemi marrë këtë informacion. Kjo Gjykatë, ndryshe nga të tjerat, merret me parimet e paraqitjes gojore të gjërave. Pra, pyetja që ngremë ne është “A e meriton ky person të mbahet në paraburgim apo jo?” Duke pasur parasysh që për 6 muaj prokuroria iu ka pëshpëritur në vesh, unë e mendoj që të them disa fjalë për Thaçin. Unë mund ta paraqes këtu si një person me integritet, që i ka shërbyer vendit të tij në luftë dhe në paqe, një burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, u shpreh avokati. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.