Tha se do fejohet me Tean, Shqipja publikon mesazhet e Andit ku i thotë se është burri i saj! (Shqipes) 0 74

E teksa Andi deklaron se shumë shpejt mund të fejohet me Tean dhe se gjërat po shkojnë si duhet, një bombë e vërtetë ka ardhur nga Shqipe Hysenaj ditën e sotme.

Ju kujtohet debati mes saj dhe Teas kur Shqipja ishte ende pjesë e Për’Puthen? Asokohe, dy vajzat u përplasën në studio dhe debati degjeneroi në ofendime. Madje, Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!”

Kjo bëri që Tea të largohej nga studio dhe pas saj të vraponte Andi. Aq shumë është pëlqyer kjo video nga fansat, saqë bëri namin në Internet si provë e dashurisë mes tyre.

Mirëpo, Shqipja ka publikuar sot disa mesazhe zanore që Andi i ka dërguar në WhatsApp pas këtij veprimi, që vërtetojnë të kundërtën.

Shkak i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit që shprehet se djali i saj s’ka patur asgjë me Shqipen, por donte vetëm të shihte reagimet e Teas. Në mesazhet e publikuara prej saj, Andi shprehet se pas Teas nuk ka dalë sepse i interesoi shumë ajo që e preku atë, por për diçka tjetër. Për ta nxjerrë situatën në favor të Shqipes.

Kjo e fundit shkruan se mes tyre ka patur ndjenja që u shuan më vonë. Por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean.

Ajo shprehet se Andi është mashkulli më i pafytyr që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist. Madje në një pjesë ai e cilëson veten si “burri i Shqipes”, kur i thotë tu tregojë familjarëve të saj të vërtetën siç është.

Kështu që pse nuk ua argumenton. Derisa janë familjarët e tu tregua gjërat siç janë. Se tek e fundit, burri jot është ai që po përgojojnë”.- shprehet Andi.

Mesazhi i plotë i Andit:

O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historinë tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas,nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë.Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty. Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon? Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë, kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.

Kujtojmë se pas largimit të Shqipes, Andi kundërshtoi produksionin. “Po unë këtu?”- pyeti ai Borën asokohe, por nuk u largua nga emisioni.

Tani një pyetje kemi të gjithë për Andin: “Po ne këtu?”

/gazetareforma.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.