Tetori, muaji më i keq i pandemisë deri më tani 0 95

Tetori ishte muaji më i keq i pandemisë së koronavirusit deri më tani, sipas një llogarie të Reuters, me valën e tij të dytë në 30 ditët e fundit që përbën një të katërtën e të gjitha rasteve të regjistruara deri më tani.

Sipas të dhënave të univeristetit John Hopkins, numri i rasteve tw infektimit me COVID-19 nw tw gjithw botwn po i afrohet 50 milionwve.

U deshën 32 ditë që numri i rasteve të rritet nga 30 milion në 40 milion. U deshën vetëm 21 ditë për të shtuar 10 milion të tjerë.

Evropa, me rreth 12 milion raste, është rajoni më i prekur, duke tejkaluar Amerikën Latine.

Rajoni po regjistron rreth 1 milion infeksione të reja çdo tre ditë apo më shumë. Kjo është 51% e totalit global.

Franca po regjistron 54,440 raste në ditë, një normë më e lartë se India me një popullsi shumë më të madhe.

Vala e dytë globale po teston sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Evropën, duke bërë që Gjermania, Franca dhe Britania të urdhërojnë shumë qytetarë të mbyllen përsëri në shtëpitë e tyre.

SHBA u bë vendi i parë që raportoi më shumë se 100,000 raste ditore.

Rritja e fundit e SHBA përkoi me muajin e fundit të fushatës zgjedhore në të cilën Donald Trump minimizoi ashpërsinë e pandemisë dhe sfiduesi i tij, Joe Biden, kërkoi një qasje më të bazuar në shkencë.

India ka ngarkesën e dytë më të lartë në botë të rasteve por ka parë një ngadalësim të qëndrueshëm që nga shtatori, pavarësisht fillimit të sezonit të festivalit hindu. Gjithsej rastet tejkaluan 8.5 milionë të premten dhe mesatarja ditore është 46.200.

Sipas llogaritjeve të Reuters, nga mesatarja e shtatë ditëve të fundit, rezuton se infeksionet ditore në të gjithë botën po rriten me më shumë se 540,000.

Më shumë se 1.25 milion njerëz kanë vdekur deri më tani nga Covid-19./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!