Tërmeti në Kroaci, flet Presidenti i vendit: Kjo është një tragjedi 0 23

Një vajzë në qytetin e Petrinjës vdiq si pasojë e tërmetit, njoftoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Tani për tani, ne nuk kemi informata te  tjera lidhur me viktima të mundshme, por askush nuk mund ta thotë këtë me siguri. Të gjithë janë atje, ushtria, shërbimet e urgjencës po vijnë nga Zagrebi, policia e mbrojtja civile. Ne duhet të gjejmë strehë alternative. Ne do të duhet të largojmë njerëzit nga Petrinja sepse atje nuk është e sigurt. Na vjen keq, kjo është një tragjedi”, iu tha kryeministri Plenkoviq gazetarëve në Petrinjë.

Një tërmet i fuqishëm goditi Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12:00 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Qendra Seizmologjike Euro-mesdhetare (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit.

Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Kryqi i Kuq tha se në qytetin e Petrinjës, 58 kilometra nga Zagrebi, situata është shumë serioze dhe se ekipet e Kryqit të Kuq janë në terren.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq tha që do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin e Petrinjës, ku ishte epiqendra e tërmetit të fuqishëm.

“Vitin e kaluar Durrësi, dhe ky është praktikisht një tërmet me fuqinë e njëjtë. Do të duhen shumë para. Kjo do të kalojë përmes BE-së. Nuk shqetësohem, ky qytet do të rindërtohet, por askush nuk mund të kompensojë dëmin emocional. Petrinja do të rindërtohet me para nga BE-ja “, tha Milanoviq.

EMSC tha se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmetet e kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri thirrje për përmbajtje dhe të respektohen masat kundër koronavirusit edhe në vendet e hapura.

Centrali bërthamor në Krshko të Sllovenisë është mbyllur si një masë paraprake, tha të martën zëdhënësja e uzinës.

“Unë mund të konfirmoj mbylljen si masë parandaluese”, i tha AFP -së, zëdhënësja Ida Novak Jerele.

Një ditë më herët (28 dhjetor) një tërmet më i butë dridhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa, shkruan REL.

Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 4

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 6

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.