Tentuan të hynin të Shqipëri me dokumente të rreme, arrestohen 3 shtetasit iranianë 0 18

3 shtetas iranian, banues në Stamboll janë arrestuar në hyrje të Shqipërisë, pasi paraqitën pasaporta të falsifikuara.

Sipas policisë, në pikën kufitare të Qafë Thanës, janë arrestuar shtetasit I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç.

3 iranianët do të hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.