Tea tha që pëlqen atë dhe Elvisin, Andi i kthehet publikisht: Më ka ardhur në majë të hundës… 0 29

Deklarata e Andit në puntatën e sotme të “Për’puthen” i ka habitur të gjithë. Ky i fundit tha se ndodhet në emision vetëm për Tean, ndërsa kërkoi nga ajo që t’i japë një përgjigje se ke do të zgjedhë nga djemtë dhe nëse nuk do jetë ai, do të iki nga emisioni.

Më konkretisht, Andi është shprehur se:

Mbase mund të kesh raste që je luhat, por unë kam dalë në përfundimin që jam vetëm për ty. Më ka ardhur në majë të hundës çdo gjë këtu. Nëse do ta ndash mendjen, më thuaj tani dhe unë dal jashtë. Unë e gjej veten vetëm me ty.

Kujtojmë, se reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Teas që pëlqen shumë edhe Elvisin, por edhe Andin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga Kosova për në Rinas dhe më pas drejt Zvicrës, udhëtimi i fundit i familjes që u shua në aksidentin në Rrugën e Kombit, në luftë për jetën fëmija i vogël 0 5

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Kosova në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se familja me mbiemër Avdiaj ishte nisur nga Kosova për në Rinas, ku do të udhëtonin drejt Zvicrës. Ata kishin hyrë pasditen e djeshme nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pa ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për ta. Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Ana e zhveshi dhe i bëri masazh, Fatjoni e dënon: ‘Do prekësh me b*thë 10 herë…’ 0 6

Ana ka zhvilluar për të disatën herë takim me Fatjonin dhe sa kalon e më shumë takimet e tyre bëhene dhe më romantik.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit.

Fatjoni: Si je me masazhin?

Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që më kanë bërë, ty të pëlqen që të masazhojnë.

Fatjoni: Nuk e di ti si je?

Ana: Mua më pëlqen të më masazhojnë.

Ana: Fatjoni është i disponueshëm gjithmonë sidomos për relaks.

Fatjoni: Më pëlqen shumë të ledhatohem

Bora: A ka një tërheqje fizike midis jush?

Ana: Ka, nuk është  vështirë të dallohet

Fatjoni: Ajo po ngre zemrën ti thua tërheqje fizike

Ndërsa teksa po luanin bilardo. Fatjoni i jep dënim Anës 10 squats dhe i thotë disa herë që duhet të ulet aq shumë sa by*ha t’i prekë dyshemenë.