Tea iu kthye KEQ për të gjitha akuzat e saj, Shqipja s’përmbahet, ofendon rëndë: Vure balonin të bëhesh si unë… 0 66

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shqipja, publikoi dje ‘bombën’ e radhës, për të vërtetuar lidhjen e Teas me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin.

Shqipja postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se këto ditë kishin parë Tean dhe Beartin bashkë, në Bogë. Madje Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ishin ata të dy bashkë të kapur për dore. Për më tepër ajo ngriti akuza se Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.

Tea ka vendosur të reagojë dhe të flasë për të të gjitha “bombat” që ka nxjerrë Shqipja.

Tea ka publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar dhe shprehet se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng. Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë.

Mirëpo duket se debati mes dyshes sa vjen dhe bëhet më  i fortë, pasi siç shihet në InstaStory-t e fundit nga Shqipja, nuk kanë munguar as ofendimet.

Në një nga storyt e saj në Instagram, Shqipja ka thënë se Tea nuk e pranon veten siç është ­(duke lënë të kuptohet se ajo ka probleme me vetëvlerësimin), dhe prandaj ajo ka vendosur balonin që të bëhet si Shqipja.

“Ja ku je o balon i ndershëm, dhe mos ua këshillo të tjerëve se do sëmurësh rininë. Fakti jot është që ti nuk e ke pranuar kurrë veten si je në të vërtetë, prandaj e vure balonin, të bëhesh si unë kur të rritesh, por me vënien e balonit të është shfryrë stomaku dhe të kanë fluturuar trutë. 32-vjeç, më fal 22, e rikonstruktuar e gjitha, vuan nga xhelozia dhe smira dhe ruhesh nga publiku që të mos dalësh siç je në të vërtetë. Dhe se nuk sheh ti nga larg nuk do të thotë që nuk shohin të tjerët”, ka shkruar Shqipja.

drt.jpg

 

“Nuk të beson më njeri o balontore, ke vënë dhe balon te buzët…veç kamerën (shikimi) e ke të prishur…imagjino si do të ishe, edhe e shëndoshë edhe me syze, edhe veshja si burrë. Që kur të pashë për herë të parë thashë mos ka ardhur për mua ky katrori. Aq shumë të paskan djegur fjalët e mia sa e nxorre ti gjithë vrerin sot në darkë. Je e vogël o balon që të bësh një publik të tërë për budalla, se ata që janë brenda të njohin të gjithë”, ka shtuar Shqipja.

gbn.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.