Tea dhe Bearti nisin thumbat në rrjete sociale 0 38

Megjithëse doli çift me Andin nga emisioni “Për’puthen”, s’vonoi shumë që publiku të mësonte se Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi.

Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit, madje ata u ftuan sërish në “Për’puthen” për të treguar përrallën e tyre të dashurisë.

Tea dhe Bearti kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Madje së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë.

Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.

Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.

Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.

Ç’ti ketë ndodhur vallë çiftit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.