Tea 15 mijë EURO?! Çudit opinionisti, zbulon shumat marramendëse me të cilat paguhen konkurrentët e “Për’puthen” 0 25

Meridan Ramçaj opinionisti i “Përputhen” ka zbuluar pak nga privatësia e konkurrentëve të emisionit. Ai ka folur edhe për akuzat e dy ish-konkurrentëve, Andit dhe Teas, kundër produksionit që ndodhen së fundi.

“Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kuriozë të dinë si është e vërteta”, tha Meridian Ramçaj.

Opinionisti i njohur zbuloi edhe sa para fitojnë ata nga postimet e tyre dhe në të njëjtën kohë me giveaway.

“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha ai.

Opinionisti veçoi Tean ku tha se merr 15 mijë euro dhe çdo gjë që bën e bën për para dhe vëmendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I lidhur jashtë emisionit? Riniani tha se është ndarë prej 8 vitesh, ish e dashura e tij bën deklaratën që s’pritej! 0 5

Në media e në rrjete sociale është përfolur se Riniani i “Përputhen”është i martuar me një ruse dhe ka fëmijë. Vetë konkurrenti i ka mohuar këto lajme gjatë një puntate të “Përputhen Prime”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një ish të fejuar, me të cilën ka kaluar plot 8 vite.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar Rinianit më të mirat në rrugëtimin e tij të ri, duke shtuar se është një person shumë i rrallë.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo.

dgg.jpeg

 

Kujtojmë se dyshimet që dyshja ishin bashkë erdhën pasi Marsy mbante ende një foto me Rinianin në rrjetet sociale. Ky I fundit u shpreh se kishte pasur një lidhje prej 8 vitesh me të, por tanimë e gjitha kishte marrë fund.

 

Shumë pranë nesh, njihuni me qytetin evropian që nuk e “njeh” COVID-in 0 6

Ndonëse thuajse e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, një qytezë e vogël në Itali nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin, që prej shpërthimit të saj.

Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche dhe që autoritetet thonë se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirs.

Qyteza, ndodhet midis maleve të Sibillini, i njohur dhe si një vend ku zhvillohet sporti i skive. Këtë fakt, kryebashkiaku i qytetit, Cristiana Gentili, e quan si një sukses grupi.

Ai thotë se qytetarët, bizneset, restorantet, kanë ëbrë punën e tyre dhe kanë respektuar masat, por megjithatë, ai pranon se kanë pasur dhe pak fat.