
“Cilët politikanë çojmë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, as ministrja e Financave, as Blendi Klosi…”
Kryeministri, Edi Rama u shpreh nga Vlora se asnjë ministër i kabinetit të tij qeverisës që është prekur nga Covid-19, nuk ka shkuar për kurim në Turqi.
Rama tha se nuk mund të ndalohet askush që të shkojë të marrë mjekim jashtë vendit, por ministrat ndodhen në Shqipëri.
Edi Rama:
Cilët politikanë çojmë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, as ministrja e Financave, as Blendi Klosi. Ne nuk mund të ndalojmë, askënd që të shkojë edhe në Turqi, por anëtarët e qeverisë janë këtu të gjithë.
Ca e kanë kaluar dhe janë duke e kaluar dhe nëse do të jetë nevoja do të shkojnë në spitalin publik. Shefja e epidemiologjisë së Shqipërisë, Silva Bino e pati në gjendje të rëndë, nuk iku në Turqi e kaloi në spitalin Infektiv.
Nuk ka mundësi? Patjetër që ka. Por pse shkoi te Infektivi? Duke qenë në brendësi të të gjitha e di se nuk ka në Turqi më shumë sesa këtu dhe e di shumë se mjekët dhe infermierët tanë janë heronj.
Nuk ka pyll pa derra, ka derra në parlament, opozitë, në cdo fushë, edhe mes mjekëve dhe infermierëve, por e them me përgjegjësi, por shumica dërrmuese e mjekëve shqiptarë janë absolutisht në lartësinë e detyrës. /albeu.com/ #albaniareport_al