Të mos jetë qeros se i kujton ish-burrin që e tradhëtonte/ Konkurentja e “Për’puthen +40” tregon si e kërkon partnerin 0 37

Shqipe Rexha, është gjyshja që nuk heq dorë, nga kërkimet për partnerin e jetës.

E ftuar në “Shqipëria live”, ajo tregon si duhet të jenë burrat që aplikojnë, për të ardhur në program, për të. “Të jetë i gjatë, kaçurrels, pa mjekër, pa mustaqe, mos të konsumojë  alkool,  as cigare, nuk më pëlqen pa flokë…”

Ndriçimi, po ashtu konkurent i “Për’puthen +40” ndërhyn dhe rrëfen një ‘sekret’ që Shiqpja i ka treguar. “Ish-burri i saj ka qenë pa flokë dhe e ka tradhëtuar, prandaj i ka marrë inat qerosët. As mua, që jam pa flokë, nuk më pëlqen”, thotë Ndriçimi.

Shqipja shton se po pret mundësi të tjetra, konkurentë të rinj, për të folur më pas për pëlqimet e saj. Për Shqipen dhe Luljetën, 64-vjeçe, konkurentet më të mëdha në moshë, formula e programit është ndrysh. Çdo burrë, që shpreh interesin për to, mund të telefonojë dhe të vijë në studio të bëjë një takim 4-minutësh. Më pas zgjedhja i takon zonjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.