“Të më pyesnit për emrin”, Ledjana ironizon mesazhet me “të dashurin” në burg 0 32

Që kur u bë pjesë e emisionit “Për’puthen”, Ledjana, u kthye menjëherë në një nga vajzat më të komentuara. Ajo komentohet shumë në lidhje me marrëdhënien e saj me Mevlanin dhe sherret e shumta me Antonelën.

Por jo vetëm kaq! Thuhet se Ledjana është e lidhur jashtë programit me një djalë që është i burgosur dhe nuk ndodhet në Shqipëri. Konkurrentja i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Ndërsa së fundmi kanë nisur që në rrjet të qarkullojnë foto ku tregojnë bisedat e Ledjanës me të dashurin e burgosur.

“Më duhet të shtirem, s’mund të duroj dot i Xhoni ime dashuri”, i shkruan gjasmë Ledjana, ku i “dashuri” i përgjigjet: “O dil, o do nxjerr të gjithë mesazhet dhe do e kuptojnë të gjithë që ti bën lojë aty. Pse ne skemi kurorëzim të betohem që i dërgoj njerëzit nga këtu ku jam. Më duhet të ndal tel. Më dërgo një foto të shoh, më ka marrë malli”.

Ndërkohë në këtë bisedë Ledjana i ka dërguar një foto dhe më pas i shkruan: “E jotja Ledjana, përgjithmonë”, duke e shoqëruar edhe me disa zemra blu.

Këtë foto më pas konkurrentja e “Për’puthen” e ka ripostuar në “Instastory”-n e saj ku me humor shkruan: “Sapo zbulova që ish-i im quhet Xhoni. Meqenëse për zgjedhjen e burrit nuk më pyetet, të paktën të më kishit pyetur për emrin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.