Të jesh me Covid dhe të kesh një të sapolindur’, 3 javë pasi u bë nënë infektohet Sara Karaj 0 26

Një ndër vlogeret më të njohura në Shqipëri, Sara Karaj është infektuar me koronavirus pak javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe me 26 tetor ajo u bë nënë e një djali.

Gjatë ditës së sotme ka lajmëruar ndjekësit e saj se është infektuar me koronavirus. ‘Të jesh me Covid dhe të kesh një të sapolindur…cila është superfuqia juaj?”- ka shkruar Sara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mariana Kondi infektohet me COVID, aktorja e humorit tregon gjendjen: U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiotë 0 11

Aktorja e njohur e humorit dhe shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kondi në foton e publikuar në ‘Instagram’ shfaqet e mbuluar me batanije, teksa shihet se është karantinuar në shtëpinë e saj.

Ajo shprehet se ka dëgjuar këshillat e doktor Pëllum Pipero për tu kuruar.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan aktorja në postimin e saj.

Ndërsa në komentet më poshtë aktorja shkruan se nuk ka shkuar as me një vend dhe se e ka kaluar shumë lehtë./NewsBomb

Çfarë po ndodh? Meghan dhe Harry zgjedhin të mos e urojnë për ditëlindje Princin Charles 0 7

Princi Charles ka mbushur së fundmi 72 vjeç dhe të shumta kanë qenë urimet drejtuar atij.

‘The Royal Family’ ndau në Instagram një foto të vjetër të Princit dhe një urim publik për të.

Po ashtu, Kate Middleton dhe Princi William s’vonuan të ndajnë gjithashtu një urim për Princin Charles në rrjete sociale, por i vetmi urim që mungoi ishte ai i Meghan Marke dhe Harry-t.

Që prej largimit nga familja mbretërore dhe pasi hoqën dorë nga statusi i tyre, Meghan dhe Harry kanë nisur të sillen “çuditshëm”.

Megjithëse rrjeti ziente nga lajmet e ditëlindjes dhe urimet drejtuar Princit Charles, nuk kishim asnjë reagim publik nga Meghan dhe Harry, të cilët thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet me pallatin mbretëror.

Momentalisht, çifti po jeton në Santa Barbara ku është shpërngulur prej pak kohësh së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison.

Meghan dhe Harry dëshirojnë të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë dhe larg mediave. Kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore që dysha hoqi dorë nga titujt mbretërorë./iconstyle