Të inkriminuar në listat e PD-së?/ Basha: Hipokrizi, pas 25 prillit do të bëhet vetting i politikanëve 0 21

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  në një intervistë për “News 24”, iu përgjigj akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin.

Nga Berati, lideri demokrat tha se PD-ja është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj sipas tij, është hipokrizi moralizimi që bëhet nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politik.

Gjithashtu, Basha theksoi se vetëm në Durrës tre kandidatë të Partisë Socialiste janë përfaqësues të bandave të Durrësit.

“Duhet të jemi fare të qartë, Partia Demokratike është hartuesja e ligjit për dekriminalizimin. Unë personalisht kam zhvendosur nga listat tona persona për shkak të indicieve në të kaluarën dhe do ta bëj këtë sa herë që të jetë e nevojshme dhe kjo është arsyeja se pse rast pas rasti kam kërkuar unë vetë verifikim nga autoritetet. Pra, është hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike. Sot, problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike. Fakti që poshtë një boje të hollë emrash kryesisht anonim vazhdojmë të kemi persona me rekorde kriminale, aleatë dhe anëtarë të listës së Partisë Socialiste. Në Durrës, vetëm në Durrës, janë tre emra përfaqësues të bandave të Durrësit. Në Elbasan po kështu e kudo ju e patë në ditën e verës që jua prishi festën qytetarëve të Elbasanit ”, tha Basha.

Ndërkaq, Basha deklaroi se problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë vettingun e politikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.