Taylor Swift ka shkruar një këngë në fshehtësi për Rihanna-n dhe bota sapo e mori vesh këtë gjë 0 56

“This is what you came for”, kënga mjaft e suksesshme mes Rihanna dhe Calvin Harris, është punuar nga Taylor Swift në fshehtësi. Këngëtarja e njohur ka zbuluar së fundmi se ajo ka shkruar këngën e dy artistëve të tjerë, por me pseudonimin, Nils Sjoberg.

Ajo ka treguar përballë Paul McCartney  përse vendosi të mos dilte hapur me emrin e saj.

Mendoj se një pseudonim përdoret kur ke ende dashuri për punën që bën, dhe nuk dëshiron që puna të mbulohet nga kjo gjë që është ndërtuar rrotull teje, bazuar nga ajo që njerëzit dinë për ty”, është shprehur Taylor.

Më pas këngëtarja ka treguar se ka shkruar nën emrin e Nils Sjoberg dhe askush nuk e ka ditur këtë gjë për një kohë të gjatë. Ajo ka folur edhe për lidhjen me Jow Alwyn gjatë intervistës me McCartney.null

Artistja me famë botërore u shpreh se media ka respektuar privatësinë e saj, sepse pavarësisht dëshirës që ajo ka për ta mbajtur larg syve të publikut lidhjen, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

E di që ju keni bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme lidhur me lajmer për jetën tuaj personale. Ndërhyrja në jetën e një personi që nuk është figurë publike është e frikshme dhe e papërshtatshme. Sidomos, po t’i shtosh kësaj faktin se ai është lidhur me një person shumë të famshëm. Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë apo ndërhyjnë jetën tonë. Unë nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër”, u shpreh ajo./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 13

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱