Tame: Korça qyteti më frikacak, ka më pak ndërtime pa leje 0 33

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi nga Korça se procesi i legalizimeve në këtë qark është drejt përfundimi.

Gjithashtu, Lame tha se fakti që qarku i Korçës ka pak ndërtime pa leje, tregon që qytetarët kanë frikë nga ligji.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe. Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit. Në aspektin afatgjatë kjo është një gjë e mirë sepse ka ruajtur në shumë raste tokën bujqësore nga ndërtimet, kanë ruajtur infrastrukturën rrugore, të kanalizimeve, infrastrukturën e qyteteve nga ndërtimet pa leje dhe na ka lehtësuar edhe ne punën”, shtoi Lame./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W