Takimi i shtabit elektorial të Tiranës, kryetari i Partisë Republikane vlerësoi kualicionin e opozitës 0 39

Në takimin e shtabit elektoral të Tiranës kryetari i Partisë Republikane vlerësoi kualicionin e opozitës si bashkimi më I madh I shqiptarëve kundër regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.
Mediu theksoi se:
Opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qënësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.

Ne si Parti Republikane e kemi cmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Më tej duke theksuar se beteja me regjimin e korruptuar duhet të konsiderohet si përballja e shqiptarëve me të keqen në 25 Prill me rëndësi të madhe kombëtare, përballja me nje kryeministër që vetëm shan përbuz dhe mashtron shqiptarët
Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij.

Shqipëria në 25 Prill vendos fatin e vet.
Shqipëria në 25 Prill vendos për t`u rikthyer në rrugën europiane.
Shqipëria në 25 Prill vendos për të respektuar qytetarët e vet.
Shqipëria në 25 Prill voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe kjo padyshim është në dorën e shqiptarëve, të cilët nuk duhet të shkojnë në kutinë e votimit thjesht me urrejtjen karshi një regjimi të korruptruar, të inkriminuar, tallës, përbuzës, antinjerëzor, si ky i Edi Ramës, por në radhë të parë duke menduar me dashuri dhe respekt për dinjitetin, lirinë e tyre, fëmijët, familjen e tyre, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.