Takim me Studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë mbaruar studimet brenda dhe jashtë Shqiperisë 0 55

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Profesor Selami Xhepa Rektor i Universitetit  Europian te Tiranës,,  zhvilluan nje bashkëbisedim  me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kane studiuar në Shqiperi ,në vendet e BE dhe SHBA. Ky bashkëbisedim me rastin e 8 Dhjetorit ditën e Levizja studentore, riktheu ditët e protestave të sdutentëve, por mbi të gjitha gjëndjen jashtëzakonisht të rënde ekonomike dhe politike mbas 30 vitesh në Shqipëri.

Profesot  Xhepa dhe Kryetari I PR Mediu vlerësuam, rolin dhe kurajon e studentëve të Dhjetorit në përballjen dhe përmbysjen e sistemit  komunist dhe fillimin e pluralizmit shqiptar me themelimin e Partise Demokratike.

Ata evidentuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite, por dhe problemet qe kane shoqeruar tranzicionin e gjatë shqiptar.

Profesor Selami Xhepa theksoj se Partia Demokratike ,Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotor të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërrësisht te rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste si asnjë vend tjetër I lindjes komuniste.

Motivi shqiptarëve I cilu u kthye në qëllim kombëtar ishte”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, në partneritet me ShBA dhe BE për të integruar Shqiperinë dhe kombin shqiptar drejt strukturave Euro-Atlantik.

Kryetari PR Mediu theksoj se antaresimi I Shqiperise ne NATO, Liberlizimi I vizave janë nga fitoret me rendësi të madhe historike për shqipatrët nën qeverisjen e kryesuar nga z Berisha.

Këto arritje kombëtare erdhën për shkak  të luftës me  krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale.

Mediu theksoj nevojen e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament, qëllimi ynë duhet të jetë ndertimi I Shtetit të së Drejtës, standarteve Europiane kushtetuese,  ku përcaktohen qartë roli I 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi I tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë.

Ndërtimin e një Shteti ku drejtësia duhet ti sherbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë perballë ligjit.

Për fatin e keq sot nuk jemi nje Republike Parlamentare por një  Republikë e një individi te Edi Rames I cili ka ndërtuar një regjim te korruptuar, duke shkatërruar ekonominë, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe duke ju kundërvëne Europës.

Parlamenti duhet të jetë një institucion I rëndësishem që përfaqëson interesat e qyetarëve dhe si  I tillë,  duhet patjetër të ketë mundësi të zgjedhin deputetët që do I përfaqësojnë,  si dhe deputet të jenë të përgjegjshëm përballë qytetareve dhe jo vetëm partive politke.

Zhvillimi I ekonomisë kërkon politika mbështetëse ndaj biznesit, taksa te ulëta dhe siguri juridike.

Shqiperia është vendi me i varfër në Europë jo se i mungojnë resurseset dhe kapacitet njerëzore, por sepse i mungon një qeverisje e drejtë. Regjimi I korruptuar I Edi Ramës,  taksat e qytetarëve i përdor për afera korruptive dhe politika klienteliste.

Shumë student ngritën shqetësimin e pamundesisë për punësim,  apo vleresim te meritës së tyre si dhe  pamundësisë për të hapur dhe zhvilluar biznes,  prandaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria.

Ata theksuan se Universitetet duhet të gëzojnë autonomine e tyre dhe te mos jenë nën kontrollin e qeverisë.

Në përfundim të gjithë bashkëbiseduesit theksuan nevojën e përfshirrjes në politke për të ndryshuar Shqiperinë në 25 Prill dhe per tu ribashkuar me Europën me nje qeverisje te djathtë dhe të pergjegjshme.

Opozita e ka të domosdoshme angazhimin në garën e saj elektorale dhe qeverisëse të njerëzve të aftë, pedagogë, intelektualë, studentë dhe profesionistë të aftë të cilët punojnë brenda dhe jashtë Shqiperisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 9

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.