Takim me strukturat e Partisë Republikane në zonën e Selitës Tiranë. 0 28

Në takim e zonës së Selitës Kryetari i PR Fatmir Mediu theksoj se jetojmë në nje vend ku regjimi i korruptuar i Ramës ka zaptuar cdo gjë.

Të gjithë duhet të pyesim vehten.

A kemi liri? A kemi demokraci? A kemi standarte? A kemi respekt të shtetit karshi atyre që e votojnë? A janë pushtetarët shërbëtorë të njerëzve?

Nuk të bën njeri fakti se je kryeministër, je deputet apo je ministër, por kur je në këto pozicione ke disa detyrime shumë të mëdha, që të besosh tek njerëzit, të punosh për njerëzit dhe të vlerësosh çdo gjë që kërkojnë njerëzit, dhe në qoftë se i bën këto, atëherë mund ta shtysh shoqërinë përpara, ke forcë që të bësh ndryshime të mëdhaja.

Në qoftë se i shikon njerëzit nga lart dhe mendon se ti je ai që kontrollon çdo gjë dhe njerëzit nuk kanë vlerë, vetëm e shkatërron shoqërinë.

Edi Rama ka futur edhe një element tjetër shumë negativ në politikë, elementin e përbuzjes, të sharjes dhe të fyerjes.

Në të gjitha historitë e kombeve, një njeri që shan, një njeri që fyen, një njeri që përbuz, nuk mund të ndërtojë, vetëm shkatërron.

Shqipëria është një vend shumë i vogël. Shqipëria nuk mund të ndërtohet nëpërmjet konfliktit. Shqipëria ka vlera, ka tradita, të cilat po përpiqen t`i shkelin me këmbë, këta që janë sot në pushtet.

Respekti dhe marrëdhënia e drejtë me prindërit, me fëmijët, dëshira për të ndërtuar diçka të përbashkët.

 Unë dua t`a falënderoj Mikaelën sot që e filloi fjalën e vet me gjyshin e saj, sepse kjo është ajo që na mban ne të gjithë bashkë. Ne po nuk ditëm të respektojmë prindërit tanë, nuk mund të presim që të na respektojë dikush tjetër, as fëmijët tanë nuk do të na respektojnë nesër.

Por kur je në politikë dhe je në pozicione të tilla, ka shumë rëndësi se si sillesh, sepse do të thotë që mënyra se si sillesh ti, krijon një kulturë dhe një marrëdhënie në shoqëri. Në qoftë se kryeministri është përbuzës, është tallës, është përçarës, ashtu do të jetë dhe shoqëria. Prandaj ka ardhur momenti që ne duhet të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë mentalitet, duhet të ndryshojmë kulturën./albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kush është njeriu i Ndraghetas që do të bëhej ministër i Edi Ramës… 0 8

Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë.

Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.’

Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’ ka pasur për Shqipërinë. Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të operacionit profili i ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.

Të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi, raporton Ora News.

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit.

Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull, pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.

Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat.

D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare. Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptari.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?

Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkoj në Shqipëri e më 13 do të kthehet.

D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…

Në një tjetër bisedë, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar, raporton Ora News.

Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.

D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…/syri.net

Vjedhje e të dhënave personale dhe mashtrime, Vodafone në Itali gjobitet me shumën e majme! Po në Shqipëri? 0 8

Autoriteti italian mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave personale (Garante per la protezione dei dati personali) ka gjobitur Vodafone me një shumë prej rreth 12,250,000 Euro për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale të miliona përdoruesve për qëllime telemarketingu. Përveçse duhet të paguajë gjobën, kompanisë i kërkohet të zbatojë disa masa të përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave kombëtare dhe nga ai i BE-së.

Ky vendim shënon hapin e fundit në një procedim që autoriteti kishte filluar pas qindra ankesave dhe sinjalizimeve të paraqitura nga përdoruesit kundër thirrjeve telefonike të pakërkuara të bëra nga Vodafone dhe  rrjeti i shitjeve të kompanisë në mënyrë që të promovojë shërbimet telefonike dhe të Internetit.

Hetimet e kryera nxorën në dritë kritika të mëdha të një natyre “strukturore” që kishin të bënin me shkeljen jo vetëm me shkeljen e mësipërme, por edhe të parimeve kryesore siç janë përgjegjësia dhe mbrojtja e të dhënave të përcaktuara nga BE.  Më konkretisht, një nga gjetjet më shqetësuese të hetimeve ishte përdorimi i numrave të rremë të telefonit ose numrave që nuk ishin regjistruar në ROC (d.m.th. Regjistri Kombëtar i Konsoliduar i Operatorëve të Komunikimit) për të kryer telefonatat për marketing. Kjo është nën vëmendjen e vetë Vodafone dhe mesa duket ka të bëjë me një grup “të errët” të qendrave të thirrjeve të paautorizuara që kryejnë veprimtari telemarketing në shpërfillje të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Listat ishin marrë nga partnerët e biznesit, pra nga kompani të tjera, dhe ishin transferuar në Vodafone pa pëlqimin e kërkuar të përdoruesve. Disa ankesa të tjera nga klientët lidhen me kontaktimin e tyre  nga operatorët të Vodafone të cilët i kërkonin  kartën e tyre të identitetit (përmes WhatsApp) – që krijon mundësi të mëdha për veprime që lidhen me dërgimin e postave të pavlera ose veprimtari të tjera mashtruese. Për më tepër, Autoriteti urdhëroi Vodafone të përdorë sisteme për të treguar se përdorimi i të dhënave për qëllime telemarketing përputhet me kërkesat e konsumatorëve.

Pse në Shqipëri heshtet përball Vodafone?

Një veprimtari të tillë Vodafone e ndjek edhe në vendin tonë, gjë të cilën iconstyle.al e ka denoncuar prej muajsh. Para përfundimit të 2020, ju kemi bërë me dije se “Vodafone Albania” po përballet me një lumë largimesh të klientëve, teksa po bën çmos për t’i mbajtur me pahir ata që duan të largohen, ende në kompaninën e tyre. Madje burime jozyrtare na bënë me dije se të paktë 1,000 klientë kanë bërë kërkesë për tu larguar nga kjo kompani dhe të gjitha këto kërkesa janë lënë pezullur.

Ajo ç’ka po ndodh është se Vodafone vijon me mesazhe “promocionale” ndaj ish-klientëve, duke vijuar të përdorë pa të drejtë të dhënat e tyre. Në celularin e një qytetari që është shkëputur prej saj mbërrijnë ende mesazhe sipas së cilit ai mund të përfitojë ulje në e-Shop apo oferta të tjera të ndryshme duke qenë pjesë e “Vodafone”.

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të tilla me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni.

Është pikërisht Neni 7 i Ligjit Nr.9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar) “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE” që e detyronAKEP-i që të nxisë konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera. Në pikën b. të tij thuhet se AKEP ndërhyn për të mbrojtur interesat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve.

Madje në raste të tilla, si ky për të cilin po flasim, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e AKEP dhe në Nenin 6 të këtij ligji thuhet se:

1.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve
elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për
shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
2. AKEP-i është një person juridik, publik, jobuxhetor, i pavarur, i cili e zhvillon veprimtarinë në përputhje me
legjislacionin në fuqi. AKEP-i në punën dhe në marrjen e vendimeve brenda kompetencave të tij është i pavarur.
AKEP-i e ka selinë në Tiranë.

Mirëpo, sikundër ka bërë deri tani për çështjen e telekomunikacionit AKEP thjesht ka qëndruar në heshtje.