Takim me strukturat e Partisë Republikane në Njësinë Bashkiake Nr.1 0 51

Në takimin me strukturat e PR në Njesinë nr 1 në Tiranë, kryetari i PR ne fjalën e tij deklaroj se zgjedhjet e 25 Prill kanë një rëndësi kombëtare për të kthyer Shqipërinë në rrugën Europiane dhe për të larguar regjimin uzurpator dhe të korruptuar të Ramës.

Kancelarja Merkel, Parlamenti Europian, të gjithë institucionet europiane, thanë që nuk do t`a organizojnë Konferencën për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Është e shtata herë. Edi Rama në vend që të reflektojë dhe të kuptojë se cilat janë kërkesat e Bashkimit Europian, e drejton gishtin karshi Bashkimit Europian, dhe jo vetëm kaq, kërkon të gjejë përgjegjësi brenda Bashkimit Europian dhe për më tepër përpiqet t`i mësojë ata se cilat janë vlerat e vërteta, të një njeriu i cili ka shkatërruar çdo vlerë demokratike, institucionale në Shqipëri.

Pra, e gjithë struktura që ka ndërtuar Edi Rama, është një strukturë e cila ka uzurpuar liritë dhe të drejtat tona, dhe po kthehet në një strukturë dhune, dhe këtë dhunë e ka filluar që në vitin 2013 me manipulimin e zgjedhjeve, në 2017 me infiltrimin e grupeve kriminale, me blerjen e votës, me intimidimin e votuesve, duke vazhduar me ndryshimet e Kushtetutës dhe me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Edi Rama ka vetëm një qëllim, të kontrollojë pushtet dhe ekonomi, dhe kur në duart e një njeriu apo të një grupi politik, janë të gjitha institucionet, të gjitha pushtetet, është dhe ekonomia, atëherë nuk jemi as më shumë e as më pak sesa në një tirani, që nuk ndryshon shumë nga diktatura që kemi kaluar. Është një tirani e cila gradualisht fillon dhe shkatërron çdo premisë dhe çdo mundësi për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Edi Rama shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi institucionet shqiptare, ka shkatërruar pushtetin gjyqësor, shkatërroi Parlamentin, i cili është një Parlament që loz tragjedi mbi kurrizin e shqiptarëve, një Parlament qesharak. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, aferat korruptive të kryeministrit, të qeverisë, të Parlamentit, të institucioneve qëndrore dhe lokale, nuk mund t`i ndalojë askush.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 9

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.