Takim me kryesinë e Grave të Partisë Republikane. 0 35

Kryetari I Partise Republikane ne takimin me kryesine e grave te PR. Theksoj se roli dhe angazhimi I tyre ne fushate eshte nje vlere e madhe politike dhe elktorale per opoziten.

Nencdo njesi Zgjedhore strukturat e Forumit do te jene ne drejtim dhe kordinim te fushates elektorale

Me tej Mediu duke u nisur nga situate e rende e pandemise ai tha: dua të theksoj që në fillim është që situata e covid-it është bërë një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Infektimi i popullsisë është tashmë masiv.

Natyrisht që vlerësoj të gjithë mbështetjen dhe punën e mjekëve dhe personelit shëndetësor. Janë me të vërtetë luftëtarë, të cilët meritojnë respektin e gjithësecilit nga ne, por nga ana tjetër, përkujdesja e shtetit dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të shëndetësisë në Shqipëri, tregon që është në një katastrofë totale.

Pamundësia për të përballuar këtë situatë dhe sidomos situatat e vështira për të mbështetur në emergjencë qytetarët që kanë nevojë, tregon qartë një perspektivë shumë shumë të rëndë përsa i përket jetës së qytetarëve shqiptarë. Për më tepër më shumë një teatër të kryeministrit dhe të atyre që janë rreth e rreth kryeministrit për menaxhimin e kësaj pandemie dhe sidomos në raport me garantimin e vaksinimit të popullsisë. Me ritmet me të cilat po vaksinohet popullsia shqiptare do të ketë një kohë të gjatë, ku shumë familje do të vuajnë, për fatin e keq shumë të tjerë, njerëz, qytetarë të pafajshëm do të humbasin jetën.

Asnjë vend tjetër në rajon nuk po bën atë që po bën Shqipëria. Të gjitha qeveritë e vendeve në rajon janë angazhuar në mbështetjen e qytetarëve të vet, me vaksinimin, me mbështetjen shëndetësore dhe me mbështetjen financiare.

Dua t`ju them që kostot e trajtimit të covid-it në spitalet private janë të jashtëzakonshme, përfshijnë vlerën e të ardhurave vjetore të cdo familje, dhe pasojat ekonomike, pasojat në shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë do të krijojnë një pandemi jashtëzakonisht të madhe në të ardhmen e këtij vendi.

Unë vlerësoj maksimalisht të gjithë programin që ka nxjerrë Partia Demokratike, i cili është një program shumë shpresëdhënës, një program konkret dhe real për kapërcimin e pasojave që ka krijuar regjimi i korruptuar i Edi Ramës, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në element të tjerë shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.

Por ajo që është e domosdoshme sot  është që ky program që është paraqitur nga Partia Demokratike, duhet patjetër të integrohet me programet e partive të tjera të opozitës, për të krijuar programin e qeverisjes së qytetarëve shqiptarë, në interes të Shqipërisë, në shërbim të interesave tona kombëtare.

Për më tepër, është e domosdoshme që në këtë situatë të rëndë, të një krize politike, të një krize institucionale, krize morale, ekonomike, ne të thërrasim në mbështetje të interesave të Shqipërisë, kualitete të cilat të ofrojnë në fushën e kulturës, të mjekësisë, ekonomisë, një qeverisje kualitative.

Pra është e rëndësishme që ky program po ashtu të shoqërohet me njerëz kualitativë, të cilët do të jenë pjesë e qeverisjes së nesërme dhe jo vetëm thjesht njerëz të politikës opozitare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.