Takim me drejtuesit e PR 0 16

Sot u zhvillua një takim me drejtuesit e PR


Ndalimi i takimeve politike është veprim antikushtetues i Edi Ramës kundër shqiptarëve dhe opozitës.


Padyshim duhet të mbrohemi nga COVID-19 duke mbajtur maskat, por jo duke zbatuar urdhëra dhe vendime që nuk shpjegojnë arsye pse?, apo që shkatërrojnë thelbin e demokracisë lirinë e qytetarëve.


Qeveria dhe ekspertët kanë detyrimin të shpjegojnë arsyen dhe pasojat për cdo vendim.
Duke u fshehur mbas ekspertëve Rama po saboton procesin elektoral me preteksin e luftës ndaj COVID-19.


Opozita dhe shqiptarët duhet të mbrojnë lirinë e tyre, pranimi në heshtje i bllokimit të pluralizmit politik është vrastar për demokracinë dhe qytetarët.


Partia Republikane edhe në kushte do të vazhdojë aktivitetin e saj elektoral në grupe për cdo qëndër votimi dhe me kandidatët e saj për deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PR kërkesë Gjykatës Kushtetuese për vendimin e MSH: Të shfuqizohet akti për ndalimin e aktiviteteve politike, antiligjore 0 4

Partia Republikane ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e aktiviteteve dhe tubimeve politike.

Përmes kësaj kërkese kjo parti e cilëson të padrejtë këtë masë të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 vetëve në një ambient, në një kohë kur duhet të nisnin organizimet dhe takimet për nisjen e fushatës elektorale. Duke argumentuar këto pakënaqësi, PR e konsideron sjelljen e Komitetit të Ekspertëve me dy standarde, sa kohë që lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave.

Sipas PR-së, sjellja në raport me aktivitetet e opozitës është shumë e ndryshme në krahasim me ato që bën sot qeveria apo institucione të tjera në varësi të saj. Partia Republikane e mbyll shkresën duke kërkuar shfuqizimin e vendimit, pasi e cilëson si akt antikushtetues.

“Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike. Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesin dhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, thuhet në kërkesën e drejtuar pranë Gjykatës Kushtetuese.

 

KERKESA
KËRKESË

KËRKUESI: Partia Republikane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Z. Fatmir Mediu dhe me autorizim nga avokatët Dardan Mustafaj, Boiken Bendo, Roza Shira, dhe Erind Germenji.

SUBJEKTE TË INTERESUARA Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rruga e Kavajës, Nr. 1001,Tiranë, Shqipëri.

OBJEKTI: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633 datë 17.11.2020.

BAZA LIGJORE: Nenet 4, 9, 17, 18, 22, 47, 117/1, 131/c dhe 134/1/gj të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 27-31, 49 të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

PËRPARA
GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Partia Republikane njeh dhe vlerëson maksimalisht punën e vazhdueshme, heroike, të palodhur të mjekëve në shërbim të qytetarëve dhe për këtë, shprehim vlerësim të plotë dhe mirënjohje të thellë për çdo kontribut të dhënë e sakrificë të bërë.

Qëllimi për të cilin Partia Republikane i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet kësaj kërkese është i njëjtë me qëllimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i shprehur në preambul dhe nenet përkatëse të saj, e konkretisht: “garantimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, zotimi për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, si dhe prosperiteti i të gjithë kombit, për paqen, mirëqënien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror”. Në optikë të këtij qëllimi, Kushtetuta është garancia juridike për të drejtat e qytetarëve nga veprimtaria shtetërore.

Në kuptim të sa sipër, vlerësojmë se urdhëri Nr. 633, datë 11.2020 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është një akt i cili cënon thelbësisht parimet kryesore të rendit shtetëror si dhe të drejta e liri themelore të mbrojtura në nivel kushtetues e për këtë, paraqitja e kësaj kërkese është tërësisht e ligjshme dhe e drejtë.

Konkretisht, nëpërmjet urdhërit Nr. 633, datë 17.11.2020 (referuar këtu e tutje si akti objekt kërkese), subjekti i interesuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur:
“1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura apo të mbyllura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
2- Pika 4 e urdhërit nr. 351 datë 29.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19” të ndryshuar, shfuqizohet.
3- Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr.3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19” i ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.”

Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike. Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesin dhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve.
Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet.

I – Legjitimimi i kërkuesit

Partia Republikane është themeluar me urdhër 16/2 të Ministrit të Drejtësisë.
Në statutin e kësaj partie përcaktohet se ajo mbron demokracinë, lirine dhe te drejtat themelore te percaktuarane Kushtetute.
Është një parti politike e spektrit të djathtë e cila aktualisht ndodhet në opozitë me qeverinë e Partisë Socialiste.

Kërkuesi legjitimohet ratione temporis pasi kërkesa është paraqitur brenda afatit Kushtetues.

Kërkuesi legjitimohet ratione materiae pasi Gjykata Kushtetuese, në zbatim të nenit 131/c të Kushtetutës vendos për pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

Kërkuesi legjitimohet ratione personae pasi përfshihet në parashikimet e nenit 134/1/gj të Kushtetutës si një subjekt që ka legjitimitet për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Në vendimin nr. 1, datë 16.01.2017 Gjykata Kushtetuese është shprehur se “13. Në gjykime të kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, subjektet iniciuese, që parashikohen në nenin 134, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshme që duhet të ekzistojë ndërmjet veprimtarisë ligjore që ato kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur. Partia Republikane legjitimohet ratione personae në kuptim të nenit 134, pika 1, shkronja “f” të Kushtetutës. Ajo është një person juridik i regjistruar si parti politike që në vitin 1991. Partia Republikane, si subjekt i parashikuar në nenin 134, pika 1, shkronja “f” dhe pika 2, të Kushtetutës, mund të vërë në lëvizje Gjykatën, në kuptim të nenit 131, shkronja “c” të Kushtetutës, për kontrollin e akteve normative (shih vendimet nr.15, datë 15.04.2010; nr.28, datë 09.05.2012 të Gjykatës Kushtetuese).”
Në këtë vështrim, në linjë të jurisprudencës së sipërcituar, kërkuesi është legjitimuar më parë dhe legjitimohet për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese pasi akti objekt kërkese kundërshtohet për papajtueshmëri me Kushtetutën për shkak se ky akt cenon dhe kufizon në mënyrë të jashtëzakonshme rolin dhe veprimtarinë e kërkuesit si organizatë politike. Në këto kushte, ekziston edhe lidhja e domosdoshme ndërmjet qëllimit për të cilin është krijuar kërkuesi dhe çështjes kushtetuese të ngritur prej tij.

II – Mbi themelin

A- Mbi cenimin disproporcional të rolit kushtetues të kërkuesit si parti politike (neni 9 i Kushtetutës).

Kushtetuta në nenin 9 të saj parashikon se:

Neni 9
1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.

Gjykata Kushtetuese ka interpetuar në disa vendime këtë dispozitë kushtetuese për sa i takon rolit të Partive Politike në Kushtetutë dhe parimeve demokratike.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencës e saj se partitë politike janë organe kushtetuese në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës shqiptare. Bazuar në nenin 1 të ligjit nr.8580, dt.17.02.2000 “Për partitë politike”, ato janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të interesave të përbashkët politikë, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Më tej, në nenin 2 të këtij ligji parashikohet se partitë politike “marrin pjesë në formimin e vullnetit politik të popullit në të gjitha fushat e jetës publike, kryesisht nëpërmjet ndikimit në krijimin e opinionit publik dhe të edukatës politike, nxitjes së pjesëmarrjes aktive të shtetasve në jetën politike dhe evidentimin e aftësimit të shtetasve për të marrë përsipër përgjegjësi publike dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.”

Partitë politike në sistemin e zgjedhjeve e veçanërisht në procesin zgjedhor, që nga fushata parazgjedhore, paraqitja e kandidatëve, formimi i trupave zgjedhore, ndjekja e zgjedhjeve e deri te ndarja e mandateve, paraqiten si një faktor përcaktues shumë i rëndësishëm. Prandaj, demokracia përfaqësuese, ashtu edhe sistemi i zgjedhjeve nuk mund të paramendohen pa ekzistencën dhe funksionimin e partive politike. Ky pozicion i veçantë që partitë politike kanë në raport me zgjedhjet, përcakton njëkohësisht dhe interesin e tyre për të pasur një legjislacion dhe rregulla sa më të qartë e të drejtë (Shih vendimin nr.1, datë 07.01.2005 të Gjykatës Kushtetuese).

Partitë politike janë faktorë qendrorë të formimit të vullnetit politik të zgjedhësve duke marrë përsipër rolin ndërmjetës midis qytetarit dhe organeve shtetërore në një shtet demokratik. Ky rol realizohet jo vetëm nëpërmjet zhvillimit të fushatave zgjedhore për formimin e parlamentit nga i cili del edhe qeveria, por edhe gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, sidomos nga partitë opozitare. Pra, partitë politike janë aktorë kryesorë të formimit të vullnetit të popullit, të cilin ato (partitë) përpiqen ta transformojnë në vullnet shtetëror, nëse fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Rezultatet e këtij procesi shfaqen kryesisht në zgjedhjet e lira dhe demokratike përmes të cilave, çdo qytetar voton sipas bindjeve dhe vullnetit të tij të pavarur politik.

Demokracia përfaqësuese nuk mjaftohet vetëm me mobilizimin e shtetasve për zgjedhje. Angazhimi i pandërprerë në procesin e krijimit të vullnetit politik dhe ruajtja e dinamikës së vetë demokracisë është detyrë e përhershme e të gjitha partive politike, si të atyre që janë në pushtet, ashtu dhe të atyre që janë në opozitë. Partitë politike opozitare luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin që ushtrojnë me mjetet e posaçme të parashikuara për këtë qëllim ndaj qeverisjes në përgjithësi. Ky kontroll realizohet nëpërmjet mjeteve të tilla si: pyetjet, interpelancat, komisionet hetimore, mocioni i mosbesimit, të cilat konsiderohen si mekanizma politikë të kontrollit. Gjithashtu, një mjet tjetër efikas konsiderohet edhe mundësia për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese me qëllim kontrollin e akteve normative nëse janë apo jo në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se i takon asaj të shqyrtojë nëse një organ kushtetues ka cenuar të drejtat e partive politike nëpërmjet aktit normativ të nxjerrë prej tij. Në veçanti nëse organi kushtetues ka cenuar statusin e Partive Politike që rrjedh nga Kushtetuta, gjatë procesit zgjedhor, si p.sh financimi i partive politike nga shteti, dhënia e shansit të barabartë të gjitha partive për të marrë pushtetin, etj.
Për partinë politike, si subjekt i cilësuar nga dispozita e nenit 134/2, lidhen me interesat e tyre të gjitha ato akte përmbajtja e të cilave sjell pasoja negative për veprimtarinë e tyre kushtetuese në kuadër të formimit të vullnetit politik. Të tilla mund të jenë aktet që përcaktojnë deklarimin e pasurive, financimin e tyre nga shteti ose subjekte të tjera, mënyra e organizimit dhe ushtrimit të aktivitetit të tyre politik jo vetëm gjatë zgjedhjeve por edhe në periudhën midis tyre etj.

Procesi para zgjedhor dhe zgjedhor është në themel të rolit Kushtetues të Partive Politike pasi vetëm përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor një parti mund të marrë mbështetjen formale nga zgjedhësit dhe të mundësojë pjesëmarrjen e kandidatëve të saj në Kuvend. Në këtë mënyrë ajo mund të realizojë që programi i saj politik të jetë një program qeverisës.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar në jurisprudencën e saj se pluralizmi është një tërësi rrethanash ku pushteti politik është i shpërndarë në atë mënyrë që asnjë grup interesi ose klasë e caktuar shoqërore të mos mbizotërojë mbi të tjerët. Kushti bazë për pluralizmin janë zgjedhjet e lira, shumësia e interesave, lejimi i hapësirave për organizimin e mekanizmave të presionit ndaj organeve të pushtetit dhe një shtet që është i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Në çdo sistem demokratik, përfaqësuesit e popullit në qeverisje zgjidhen përmes zgjedhjeve shumëpartiake, të lira, të barabarta dhe të ndershme. Pushteti i përfaqësuesve kufizohet nga kushtetuta dhe mekanizma të tjerë të balancimit dhe kontrollit të pushteteve. Problemet e përfaqësimit të drejtë janë çështje të shanseve të barabarta që zëri i gjithkujt të dëgjohet apo të jetë i përfaqësuar.

Neni 3 i Kushtetutës parashikon pluralizmin si një nga bazat e shtetit, ndërsa neni 1, paragrafi 3 i saj sanksionon parimin e barazisë së votës. Ky parim ka komponentin e tij aktiv (e drejta për të votuar) dhe atë pasiv (e drejta për t’u votuar/zgjedhur). Gjykata Kushtetuese ka theksuar se parimi i barazisë së të drejtës për t’u votuar/zgjedhur ndalon shtetin të diskriminojë ose të privilegjojë kandidatë të caktuar, parti politike ose grupe të tjera politike në përballjen konkurruese për të tërhequr votën e zgjedhësit. Sipas Udhëzimeve të Raportit Shpjegues të Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias barazia në çështjet zgjedhore përfshin shumë aspekte (Shih më gjerë Dokumentin CDL-AD (2002) 23 rev. Miratuar nga Komisioni i Venecias në Mbledhjen e tij të 52-të Plenare (Venecia, 18-19 Tetor 2002). Parimet që duhen respektuar në të gjitha rastet janë barazia në votën numerike, barazia për sa i përket fuqisë zgjedhore dhe mundësive të barabarta.

Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj ka vlerësuar se midis partive dhe kandidatëve duhet të krijohen shanse të barabarta dhe shteti duhet të jetë i paanshëm ndaj tyre, duke zbatuar ligjet në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Në veçanti, kërkesa për asnjanësi zbatohet për fushatën zgjedhore dhe mbulimin nga media, veçanërisht media publike.

Në koncept, parimi i konkurrimit të lirë të partive politike përfshin detyrimin e shtetit për të respektuar shanset e barabarta të të gjitha partive dhe zbatohet në legjislacionin që rregullon kushtet e këtij konkurrimi, si dhe në konfliktet ndërmjet pjesëmarrësve në të. Duke qenë se një efekt i tillë ndikon në respektimin e parimit të barazisë, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se çfarëdolloj ndërhyrjeje nga ligjvënësi mbi këto kushte duhet të udhëhiqet nga interesi publik. Ligjvënësi e ka të ndaluar të trajtojë palët në mënyrë të dallueshme nga njëra-tjetra, përveçse kur ekzistojnë arsye të forta përjashtimore për ta bërë këtë.

Konkurimi i lirë ndërmjet partive është një shfaqje e drejtpërdrejtë e natyrës pluraliste të shoqërisë demokratike dhe është pikërisht mbrojtja e pluralizmit në jetën politike që ka kuptim për vetë ekzistencën e kësaj shoqërie. Çdo kufizim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë mbi barazinë e partive në konkurrimin zgjedhor nuk duhet të ketë një pasojë diferencuese ose të përbëjë një trajtim preferencial për disa parti, ose të ndalojë pjesëmarrjen e partive politike në konkurrimin zgjedhor.

Si barazia e votës, ashtu dhe barazia e konkurruesve në zgjedhje, që është konkretizimi i shanseve politike të barabarta, janë të domosdoshme për realizimin e një procesi zgjedhor të drejtë. Subjekte përfituese të këtij parimi janë zgjedhësit, nga njëra anë, si dhe konkurruesit në zgjedhje, nga ana tjetër, ku përfshihen partitë politike, koalicionet e partive, kandidatët e tyre, si dhe kandidatët e pavarur (shih vendimin nr. 1, datë 7.01.2005 të Gjykatës Kushtetuese).

Duke iu referuar Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, kuptimi i “votimit të lirë” përfshin dy aspekte të ndryshme, formimi i lirë i vullnetit te zgjedhësit dhe liria e shprehjes së këtij vullneti, domethënë liria e procedurës së votimit dhe vlerësimi i saktë i rezultatit. Liria e zgjedhësve për të formuar vullnetin e tyre është e ndërthurur pjesërisht me parimin e shanseve të barabarta. Ky aspekt, kërkon që shteti dhe autoritetet publike, në përgjithësi, të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të paanshme, veçanërisht për sa i përket përdorimit të mediave, vendosjes së afisheve zgjedhore, të drejtës për të demonstruar në sheshe publike dhe financimit të partive dhe kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se, duke qenë se qëllimi kryesor i partive politike është marrja e pushtetit me mjete dhe mënyra demokratike, elementi kryesor që karakterizon veprimtarinë politike të partive është konkurenca midis tyre. Konkurrimi i lirë është shprehje e drejtpërdrejtë e natyrës pluraliste të një shoqërie demokratike dhe bazohet edhe në faktin që për të gjitha partitë politike zbatohen të njëjtat rregulla të përcaktuara më parë. Këto rregulla bazohen në parimin e mosdiskriminimit, të mostrajtimit preferencial të disa partive ndaj disa të tjerave, duke u dhënë atyre mundësi të njëjta në konkurrimin politik. Çdo kufizim në barazinë e palëve në konkurrimin elektoral nuk mund të arrijë deri në atë masë që të bëjë të pamundur vetë pjesëmarrjen e partive politike në konkurrim. Gjykata vlerëson se midis partive dhe kandidatëve duhet të krijohen shanse të barabarta dhe shteti duhet të jetë i paanshëm ndaj tyre, duke zbatuar ligjet në mënyrë të njëjtë për të gjithë. (shih vendimin nr.32, datë 21.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese).

Nga ballafaqimi i aktit objekt kërkese me Kushtetutën dhe standardet kushtetuese të evidentuara në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese rezulton se akti objekt kërkese është antikushtetues si vijon:

1-Akti objekt kërkese ka ndaluar efektivisht aktivitetin Kushtetues të partive politike.

Akti objekt kërkese duke ndaluar zhvillimin e mbledhjeve partiake, cilado qofshin ato, kudo qofshin ato, me sado pjesëmarrës qofshin ato, me cilatdo mjete komunikimi qofshin ato, në çfarëdo forme apo mënyre etj… pra duke i ndaluar tërësisht, pa asnjë dallim, specifikim, saktësim ndalon efektivisht aktivitetin e partive politike si “bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të interesave të përbashkët politikë, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit”. Efektivisht akti objekt kërkese ndalon tërësisht aktivitetin politik të partive opozitare në tërësi dhe kërkuesit në veçanti, duke cenuar të drejtat e tyre Kushtetuese.

Vetë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) (Moscoë Branch of the Salvation Army v. Russia, § 61 dhe Young, James and Ëebster v. the United Kingdom, Commission’s report, § 167) ka pranuar se partia politike është, në thelb, një bashkim vullnetar shtetasish të cilët krijojnë një parti politike pikërisht që të mblidhen, të diskutojnë, debatojnë, koordinojnë punën e tyre për të përhapur idetë e tyre në shoqëri dhe ndikuar në jetën e vendit. Ndaj, ndalimi i tubimeve dhe mbledhjeve partiake pa bërë asnjë dallim apo përcaktim për kategorinë, kushtet dhe përmasat e këtij ndalimi është i barabartë me efektivisht ndalimin e partive politike për të ushtruar rolin e tyre Kushtetues.

Ky ndalim si i tillë është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet.

2-Akti objekt kërkese krijon efektivisht një situatë të pabarabartë mes partive politike në fushatë para-zgjedhore dhe zgjedhore pasi krijon një avantazh të padrejtë për Partinë Socialiste, Kryetari i së cilës, është edhe Kryeministër i vendit duke shkelur kështu standardet kushtetuese të sipër përmendura.

Rezulton se ndalimi efektiv i tubimeve dhe mbledhjeve partiake edhe nëse zbatohet njësoj për të gjitha partitë politike ka si efekt, në praktikë, që të krijojë një situatë tejet avantazhuese për Partinë Socialiste e cila garon në këto zgjedhje dhe e cila, në zbatim të këtij akti, do të jetë e vetmja forcë që në praktikë do të mund të zhvillojë aktivitete dhe mbledhje politike për arsye se:

a-Kryetari i Partisë Socialiste është njëkohësisht edhe Kryeministër i vendit dhe si i tillë ai kryeson pushtetin ekzekutiv. Policia e Shtetit, që është organi i ngarkuar me zbatimin e aktit objekt kërkese, është nën varësinë direkt hierarkike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe për pasojë zbatimi i këtij detyrimi do të jetë, natyrshëm, i diferencuar në avantazh të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të saj Kryeministër. Për këto arsye, kërkuesi dhe të gjitha partitë opozitare do të vendosen në një situatë të pabarabartë dhe në disavantazh të theksuar përballë kundërshtarit në zgjedhje, Partisë Socialiste.
b-Së dyti, eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste janë njëkohësisht kandidatë të deklaruar në zgjedhjet e ardhshme (përfshirë Kryeministrin dhe njëkohësisht Kryetarin e Partisë Socialiste) si dhe ushtrojnë funksione publike të rëndësishme të cilat u japin atyre një vizibilitet dhe mundësi për të bërë fushatë që nuk limitohet nga akti objekt kërkese. Prandaj, në praktikë, një mbledhje apo aktivitet i Partisë Socialiste do të organizohet dhe zhvillohet në formën e një aktivitetit të një Ministrie, Kryeministrisë apo çfarëdo enti tjetër shtetëror dhe është i lejuar ndërkohë që po të ishte i organizuar nën siglën e Partisë Socialiste atëherë do të ishte i ndaluar. Më tej, deputetët e Partisë Socialiste mund të organizojnë mbledhje elektorale në cilësinë e deputetit dhe kjo gjë nuk ndalohet shprehimisht nga akti objekt kërkese ndërkohë që kërkuesi dhe partitë opozitare, nëse do të donin të organizonin të njëjtin aktivitet do të ishin të ndaluar nga akti objekt kërkese. Për këto arsye, kërkuesi dhe partitë opozitare vendosen në një situatë të pabarabartë dhe në disavantazh të theksuar përballë kundërshtarit në zgjedhje, Partisë Socialiste.
c-Së treti, gjithë sa sipër rezulton edhe nga shkresa e Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me objekt “Kthim përgjigje”, datë 23.11.2020, drejtuar Z. Gramoz Ruçi në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, në të cilën citohet se “urdhëri Nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare.”. Në konsideratë të kësaj shkrese, qartazi shprehja popullore “Bëj si them unë dhe mos bëj siç bëj unë” merr kuptim të plotë.

3-Mbi natyrën disproporcionale të cenimit të Kushtetutës:

Gjykata Kushtetues ka evidentuar se kriteret kushtetuese që duhet të respektohen nga ligjvënësi në rastin e kufizimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sipas nenit 17 të Kushtetutës, mund të vendosen nëse përmbushen disa kushte: të vendosen me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve; duhet të jenë në përpjesëtim me gjendjen që i ka diktuar ato (parimi i proporcionalitetit/përpjestueshmërisë); të mos cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave; dhe në asnjë rast të mos tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Pra, kjo dispozitë kushtetuese kërkon vlerësimin e domosdoshmërisë së ndërhyrjes ligjore të shtetit, në varësi të natyrës së të drejtës, të karakterit të interesit publik që duhet të mbrohet, të rrethanave konkrete që e diktojnë një ndërhyrje në minimum dhe sa më pak të dëmshme nga pikëpamja e të drejtave të njeriut (shih vendimin e GJK 39/2007, 41/2007).

Rezulton se akti objekt kërkese krijon një cenim tërësisht të disproporcionuar të të drejtave Kushtetuese të sipër listuara.

Kështu, me pretendimin për të luftuar situatën e krijuar nga epidemia e COVID-19 janë ndaluar tubimet, mbledhjet partiake, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve, kushteve të aktivitetit, repsektimit të masave të distancimit social, mbrojtjes me anë të maskave dhe mjeteve të tjera kufizuese të transmetimit të infeksioneve etj… ndërkohë që një aktivitet jo politik, si për shembull ai i zhvilluar nga anëtarë të qeverisë për inspektim punësh publike, edhe pse mobilizon shumë më tepër se 10 persona, është i lejuar. Gjithashtu, interesi ekonomik si ai i bareve apo restoranteve, nuk është ndaluar. Janë lejuar gjithashtu aktivitete të tjera sociale, kulturore, ekonomike etj… për sa kohë nuk tejkalojnë 10 pjesëmarrës. Ndalimi total dhe i plotë i aktiviteteve të partive politike në një kohë që aktivitete të tjera jo politike lejohen, qoftë edhe me kushte, përbën një cenim të rëndë dhe disproporcional të të drejtave kushtetuese të kërkuesit.

Me aktin objekt kërkese, pushteti ekzekutiv ka vendosur që liria politike dhe roli kushtetues i partive politike është më pak i rëndësishëm sesa liritë e tjera qofshin ato jo kushtetuese.

Veç sa sipër, vlerësojmë se akti është jo proporcional edhe në kuptim të mosqenurit mjeti i nevojshëm për arritjen e qëllimit; mjeti që e arrin qëllimin me masat që cënojnë më pak të drejtat dhe interesat legjitim të subjekteve; mjeti i përshtatshëm për të arritur qëllimin; qënien e aktit në përpjestim të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.

Konkretisht, nuk ka asnjë argumentim shkencor se përse ndalimi tërësisht i tubimeve dhe aktiviteteve politike, si në ambjent të hapur e në ambjent të mbyllur, është mjeti më i përshtatshëm për arritjen e qëllimit; përse nuk është mjet i përshtatshëm kryerja e tubimeve dhe aktiviteteve politike duke rrespektuar rregullat e sigurise (ruajtjen e distancës apo vendosjen e maskave) apo kryerja e këtyre aktiviteteve në ambjente të hapura. Në këtë aspekt sjellim në vëmëndje shkresën e Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me objekt “Kthim përgjigje”, datë 23.11.2020, drejtuar Z. Gramoz Ruçi në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, në të cilën citohet se “urdhëri Nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Sigurisht seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje”. Në konsideratë të kësaj shkrese natyrshëm lind pyetja se përse rreziku i transmetimit të virusit është shumëherë më i lartë në tubime dhe aktivitete të partive politike (nëse këto aktivitete kryhen duke rrespektuar distancat, vendosjen e maskave apo qoftë edhe kryerjen e tyre me kohëzgjatje të reduktuar) sesa në veprimtarinë e Kuvendit? Qartazi qëndrimi që mbahet në shkresën e sipërcituar të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga ekspertët përkatës, tregon se akti objekt kërkese nuk është mjet i përshtatshëm për arritjen e qëllimit – parandalimin e përhapjes së virusit – sa kohë që ky qëllim mund të arrihet duke respektuar distancimin social, vendosjen e maskave dhe kryerjen e veprimtarisë me kohëzgjatje të reduktuar, si në rastin e veprimtarisë së Kuvendit.

Gjithë sa sipër e bën aktin objekt kërkese gjithashtu një mjet jo të domosdoshëm dhe një mjet jopërpjestimor në raport me nëvjoën që e ka diktuar atë. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e ditore të publikuara nga organet publike, nga të cilat rezulton se numri i personave të infektuar nuk është ulur nga koha e nxjerrjes së aktit.

Si i tillë, akti objekt kërkese është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet në pikën 1 të tij për sa i përket ndalimit të tubimeve dhe mbledhjeve partiake.

B – Mbi cenimin e lirisë së shprehjes.

GJEDNJ ka vlerësuar se liria e shprehjes është posaçërisht e rëndësishme për partitë politike dhe anëtarët e tyre aktivë. Kufizimi i lirisë së shprehjes së politikanëve, posaçërisht kur ata janë anëtarë të opozitës, kërkon një analizë tejet të vëmendshme nga ana e gjykatës. (Faruk Temel v. Turkey, § 55; Incal v. Turkey, § 54; Han v. Turkey, § 29; Yalçıner v. Turkey, § 43)

Në përputhje me jurisprudencën e GJEDNJ, liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur opinionet por edhe të drejtën për t’u njohur dhe dëgjuar opinionet e të tjerëve.

Duke kufizuar aktivitetet dhe mbledhjet e partive politike, akti objekt kërkese ka kufizuar efektivisht lirinë e shprehjes duke i ndaluar anëtarëve të një partie politike opozitare mundësinë që të mblidhen dhe të shkëmbejnë idetë e tyre.

Si i tillë, akti objekt kërkese është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet në pikën 1 të tij për sa i përket ndalimit të tubimeve dhe mbledhjeve partiake.

C – Mbi cenimin e lirisë së mbledhjes dhe tubimeve.

GJEDNJ ka vlerësuar se liria e mbledhjes dhe tubimeve (neni 11 i KEDNJ) është vështirë e ndashme nga liria e shprehjes pasi një nga arsyet e zhvillimit të tubimeve dhe mbledhjeve është mbrojtja dhe shprehja e mendimeve personale. (Schëabe and M.G. v. Germany, § 101; Ezelin v. France, § 37; Karademirci and Others v. Turkey, § 26; Novikova and Others v. Russia, § 91; Öllinger v. Austria, § 38; Djavit An v. Turkey, § 39). GJEDNJ ka theksuar rëndësinë që ka fakti që pjesëmarrja në një mbledhje apo tubim ka rëndësi për faktin që ata që marrin pjesë në mbledhje nuk e bëjnë vetëm për të shprehur mendimin e tyre por sidomos për ta bërë këtë bashkarisht me të tjerë. (Primov and Others v. Russia, § 91)

Më tej, GJEDNJ ka vlerësuar se shtetet duhet jo vetëm të shmangin zbatimin e kufizimeve të tërthorta dhe të paarsyeshme të të drejtës për mbledhje dhe tubim paqësor por duhet që të ndërmarrin masa aktive për të mbrojtur këtë të drejtë. Kjo e drejtë është aq thelbësore sa që shtetet duhet të kenë një qasje shumë të përmbajtur në rregullimin e saj (Kudrevičius and Others v. Lithuania [GC], § 158; Djavit An v. Turkey, § 57, § 91).

Prandaj, GJEDNJ ka vlerësuar se për shkak të rolit esencial që luajnë partitë politike në funksionimin e saktë të demokracisë, çdo masë e marrë kundër tyre prek jo vetëm lirinë e mbledhjes por edhe demokracinë në atë shtet (Republican Party of Russia v. Russia, § 78). Prandaj, kufizimet e nenit 11 duhet të jenë shumë të limituara dhe vetëm për shkaqe tejet të rëndësishme (United Communist Party of Turkey and Others v. Turkey, § 46).

Për këtë arsye, GJEDNJ nuk ka pranuar justifikime sipas së cilave kërkuesi nuk “ka qenë në një pozitë shumë të disfavorizuar” në krahasim me subjektet e tjera. (Berladir and Others v. Russia, § 34; Öğrü v. Turkey, § 18).

GJEDNJ ka theksuar në shumë raste lidhjen direkte mes demokracisë, pluralizmit dhe lirisë së mbledhjes. Mënyra sesi shtetet trajtojnë këtë liri dhe si e zbatojnë atë në praktikë tregon nivelin e demokracisë që ekziston në një shtet. (Gorzelik and Others v. Poland [GC], § 88; Sidiropoulos and Others v. Greece, § 40).

Të njëjtin qëndrim më sa sipër ka mbajtur edhe Komisioni i Venecias (botimi “Përmbledhje e Komisionit të Vencecias, Opinione dhe Raporte, fq. 29) kur shprehet se: Komisioni i Venecias ka theksuar me pare se “Organizimi i zgjedhjeve demokratike dhe, për pasojë, vetë thelbi i ekzistencës së demokracisë, është i pamundur pa respektuar të drejtat e njeriut, veçanërisht lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe lirinë e tubimit dhe organizimit të partive politike, duke përfshirë krijimin e partive politike. Respektimi i këtyre lirive është shumë i rëndësishëm, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore. Prandaj kufizimet e të drejtave themelore duhet të jenë në përputhje me KEDNJ-në dhe, më përgjithësisht, me kriteret që të bazohen në ligj dhe që kryhen për interesin e përgjithshëm dhe sipas parimit të përpjestueshmërisë.”. Sipas opinionit të Komisionit të Venecias, qartësisht ekizston rreziku i pengimit te procesit demokratik kur ka kufizime te proceseve “normale” të shtetit të së drejtës.

Akti objekt kërkese, duke ndaluar edhe tubimet pavarësisht masave që merren gjatë këtyre tubimeve për të ruajtur shëndetin e pjesëmarrësve ka cenuar lirinë themelore që njihet dhe mbrohet edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky cenim është disproporcional pasi mjete më pak cenuese për këtë liri ekzistojnë dhe mund të ishin vendosur në vend të këtij ndalimi total.

Për sa më sipër, rezulton qartazi që akti objekt kërkese ka kufizuar në mënyrë antikushtetuese lirinë e mbledhjes dhe tubimit dhe si i tillë duhet të shfuqizohet në pikën 1 të tij për sa i përket ndalimit të tubimeve dhe mbledhjeve partiake.

D- Mbi shkeljen e nenit 117/1 të Kushtetutës.

Kushtetuta në nenin Neni 117 parashikon se: “1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.”

Rezulton se akti objekt kërkese është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 210, datën 02.12.2020. Megjithatë, pavarësisht kësaj, rezulton se akti objekt kërkese ka hyrë në fuqi dhe është zbatuar nga organet administrative pasi, për shembull, në datën 21.11.2020, në orën 20:30 punonjësit e Komisariatit nr. 5, kanë përpiluar “Proces-Verbalin mbi kundravajtjen administrative” mbi bazën e aktit objekt kërkese dhe subjekti është ndëshkuar me masë administrative.

Për pasojë, akti objekt kërkese duhet të shfuqizohet tërësisht si një akt antikushtetues.

Për shkaqet e paraqitura më sipër, i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kërkuesi
Partia Republikane Shqiptare

Lista e Provave:
1- Vendimi i Gjykatës për regjistrimin e Partisë Republikane Shqiptare.

 

(BallkanWeb)

Reperi i njohur i ”fiksuar” pas gjoksit të Encës: Dikush duhet t’ja… 0 3

Ata kanë shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe është e vështirë të mos njihen nga publiku. Bëhet fjalë për reperët e Shaoling Gang, Blunt dhe Real 1.

Përveç muzikës që prodhojnë ata komentohen shpesh edhe për “sherret virtuale” me artistë të njohur, por edhe deklaratat e drejtpërdrejta.

Ndoshta e mbani mend para pak muash deklaratën e Real 1 lidhur me gjoksin e Encës. Kjo e fundit nuk hezitoi asnjëherë t’i kthejë përgjigje mirënjohjeje reperit, por siç duket ai nuk e ka hequr akoma fiksimin për Encën pasi dhe së fundmi në studion e emisionit “Why Not” në RTV Ora nuk kaloi pa u përmenduar dhe gjoksi i saj.

Real thotë se duke qenë se këngëtarja i publikon shumë, epo duhet të flasë dikush për to dhe ai e ka të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion të merret më atë.

“Është shumë e thjeshtë, i ka publikuar shumë dhe dikush duhet t’ja hajë ose të flasë për to. Nuk di çfarë të them më shumë, është shumë e thjeshtë dhe unë e kam kohën që të merrem me gjoksin e Encës”.