Sulmet e 11 shtatorit do të rihetohen, dyshime se shembja e Kullave nuk erdhi nga avionët 0 17

Britaniku 31-vjeçar Geoff Campbell ishte një nga viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York.

20 vite pas ngjarjes së rëndë, familja e tij po sfidon gjithçka që na është thënë për shembjen e Kullave Binjake. Pasi shqyrtuan dëshminë e qindra dëshmitarëve okularë dhe ndoqën gjurmët shkencore të shembjes së kullave, deri në analizimin e pluhurit në tokë, ata kanë përpiluar një dosje të gjatë dhe sipas tyre “mjaft të fortë”.

Familja pretendon se Kullat u rrëzuan nga eksplozivë të kontrolluar dhe jo nga avionët, siç pretendohet nga autoritetet. Ekipi i tyre i këshilltarëve shkencorë dhe ligjorë, thonë se për këtë bazohen në prova të forta dhe te ligjet e pakundërshtueshme të fizikës.

Kështu në dosje, një duzinë raportesh nga shkencëtarë, sizmologë dhe inxhinierë, mbështesin pohimin se eksplozivët dhe pajisjet ndezëse ishin vendosur në të dy rrokaqiejt para ngjarjeve të 11 shtatorit.

Këtë muaj, familja Campbells do të takojnë Prokurorin e Përgjithshëm të Anglisë dhe Uellsit, Michael Ellis, të cilit do t’i kërkojnë që të rihapin hetimet.

Ndërkaq në dosjen e vitit 2013 në Londër për vdekjen e Geoff, u zbulua se ai dhe nëntë britanikë të tjerë, u ‘vranë në SHBA një akt terrorizmi’ nga Al-Kaeda.

Gjashtë familje të tjera që humbën të dashurit e tyre në sulmet e Kullave Binjake në 11 shtator, planifikojnë të dërgojnë deklaratat e tyre në mbështetje të Campbells.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.