Sulm me raketë në Siri, së paku gjashtë luftëtarë të vrarë 0 46

Një organizatë që merret me monitorimin e konfliktit sirian thotë se të paktën gjashtë luftëtarë të mbështetur nga Irani janë vrarë në një sulm raketë nga Izraeli në Sirinë qendrore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 25 dhjetor se sulmi izraelit i nisur në provincën e Hamas shkatërroi gjithashtu depot dhe objektet e prodhimit të raketave që u përkisnin milicive pro-iraniane.

Më parë, agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi se raketat izraelite kishin shënjestruar zonën e Masyaf në Hama. Agjencia, duke cituar një burim ushtarak, shtoi se mbrojtja ajrore siriane kishte shkatërruar shumicën e raketave.

SANA nuk raportoi për ndonjë viktimë ose dëmtime nga sulmi.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje që pretendonin të tregonin mbrojtjen ajrore duke iu përgjigjur sulmit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli. Edhe ashtu, ky vend rrallë konfirmon detajet e operacioneve të tij në Siri.

Së bashku me Rusinë, Irani i ka dhënë mbështetje të rëndësishme ushtarake presidentit sirian, Bashar al-Asad, gjatë konfliktit sirian, i cili filloi me një goditje të protestuesve anti-qeveritarë në mars të vitit 2011.

Izraeli akuzon Iranin për ndërtimin e pranisë së tij ushtarake në Siri dhe ka goditur vazhdimisht objektet, pozicionet, dhe dërgesat e armëve të lidhura me Iranin, dhe të destinuara për luftëtarët e Hezbollahut.

Që nga fillimi i këtij viti dhe deri më tani, Izraeli ka kryer më shumë se 30 sulme ajrore në objektiva në të gjithë Sirinë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.