Studimi/ Vaksina e Modernës është efektive për të paktën 6 muaj 0 18

Një studim i ri sugjeron se mbrojtja që ofron vaksina kundër COVID-19s e kompanisë amerikane Moderna zgjat për të paktën gjashtë muaj.

Njoftimi i së martës, botuar në revistë mjeksore “New England Journal of Medicine”, i bën jehonë asaj çka tha kompania Pfizer javën e kaluar lidhur me vaksinën e saj, e cila gjithashtu ofron një mbrojtje të ngjashme.

Të dy studimet janë bazuar në testimet që janë kryer ndaj dhjetëra personave që u vaksinuan gjatë provave klinike që çuan në përdorimin e vaksinave. Studimet janë kryer para se të shfaqeshin e të përhapeshin variantet e reja e shqetësuese të koronavirusit.

Në një tjetër raport të botuar në të njëjtën revistë mjekësore theksohet shqetësimi lidhur me variantet e reja të virusit. Shkencëtarët matën nivelin e antitrupave që mund të bllokojnë virusin tek 50 persona të cilët kishin marrë vaksinën Sinopharm ose Sinovac, të prodhuar në Kinë.

Provat treguan se shumë prej tyre kishin humbje totale ose të pjesshme të efektivitetit kundër një varianti të virusi të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut. Vaksina dukej se siguronte mbrojtje ndaj një varianti të ndeshur në Britani, i cili aktualisht po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara e gjetkë.

Për t’u përballur me variantet e reja kompanitë Pfizer dhe Moderna kanë thënë se po punojnë për t’i përmirësuar vaksinat e tyre, duke marrë në konsideratë edhe mundësinë e shtimit të një doze tjetër përforcuese të vaksinës./ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.