Studimi: Një në pesë pacientë Covid-19 u diagnostikuan me çrregullime psikiatrike 0 38

Një studim i ri i botuar në revistën mjekësore The Lancet Psychiatry tregon se COVID-19 mund të ketë lidhje me një sërë efektesh të shëndetit mendor te pacientët.

Sipas studimit, të kryer nga studiues nga Universiteti i Oksfordit, diagnoza e COVID-19 ishte e lidhur me rritjen e incidencës së diagnostikimit me disa gjendje psikiatrike dhe çrregullime duke përfshirë ankthin, pagjumësinë dhe demencën.

Studiuesit thanë se pasojat e shëndetit mendor për të prekurit nga COVID-19 nuk janë matur ende me saktësi – por janë parashikuar gjerësisht.

“Ne ishim të interesuar kryesisht në pyetjen, nëse njerëzit që ishin diagnostikuar me COVID-19 do të ishin në rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve të shëndetit mendor”, tha profesori i Universitetit të Oksfordit Paul Harrison, i cili punoi në studim.

Studiuesit u përpoqën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke parë ritmet e diagnozave psikiatrike tek pacientët, deri në tre muaj pasi ata ishin diagnostikuar me COVID-19, tha Harrison.

Grupi përdori TriNetX Analytics Netëork, i cili mbledh të dhëna nga regjistrat elektronikë mjekësorë nga 54 organizata të kujdesit shëndetësor në SHBA. Kjo përfshin të dhëna për 69.8 milion pacientë – 62.354 prej të cilëve u diagnostikuan me COVID-19 midis 20 janarit dhe 1 gushtit. Ata më pas panë, se sa prej këtyre pacientëve ishin diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik.

Për krahasim, studiuesit gjithashtu matën shkallën e diagnozave të çrregullimeve psikiatrike në pacientët që përjetuan gjashtë gjendje të tjera shëndetësore si gripi, infeksionet e traktit respirator ose një frakturë të madhe të kockave.

“Eshtë e rëndësishme të përpiqesh të dallosh atë që mund të jetë për shkak të vetë COVID, dhe atë çfarë mund të jetë për shkak të mjedisit ku po jetojmë”, shpjegoi Harrison.

Ai tha se rreth 6% e pacientëve me COVID-19 të cilët kurrë nuk ishin diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik më parë, u diagnostikuan me një të tillë brenda tre muajve nga prekja prej COVID-19. Gjendja më e zakonshme, përsëri, ishte ankthi.

Harrison tha se ekzistojnë dy shkaqe të mundshme të çrregullimeve psikiatrike të shoqëruara me COVID-19. “Një mundësi është që mund të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë të virusit që prodhon simptomat. Ndoshta ajo që virusi mund të jetë duke bërë në tru tek disa njerëz, ose mënyra se si sistemet imune të disa njerëzve janë përgjigjur për të luftuar virusin,” tha ai.

“Ka disa aludime, që mund të ketë një shpjegim biologjik për disa njerëz.”

Shkaku tjetër i mundshëm mund të jenë reagimet psikologjike që njerëzit kanë, pasi diagnostikohen me virusin, tha Harrison.

“Reagimet psikologjike që njerëzit kanë kur preken nga COVID, pasi shqetësohen për jetën e tyre ndoshta për herë të parë, pasi shqetësohen për të ardhmen – në një farë mënyre, COVID thjesht po vepron si një ngjarje tjetër e madhe stresuese, dhe jo si ndonjë efekt i drejtpërdrejtë viral,” tha ai.

Krahasuar me gjashtë sëmundjet e tjera dhe gjendjet shëndetësore, COVID-19 shkaktonte më shumë diagnostikime të çrregullimeve psikiatrike, sipas studimit.

“Eshtë e mundur të spekulohet se në këtë moment, je më i stresuar kur dikush të thotë se ke COVID, sesa do të ishe nëse dikush do të të thoshte se ke shumë gjëra të tjera në lidhje me shëndetin”, tha Harrison.

Harrison tha se ka ende shumë pyetje për t’u përgjigjur pas studimit të Oksfordit. Ai gjithashtu tha se mendon që njerëzit e diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik pasi diagnostikohen me COVID-19, mund të shërohen prej tij.

“Nëse shihni pothuajse çdo shkak tjetër të ankthit dhe depresionit që mund të mendojmë, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve bëhen më mirë, ose me kalimin e kohës dhe / ose me trajtime,” tha ai. “Në praktikën time klinike, tek të mbijetuarit e COVID që kam parë, unë kam parë disa njerëz që vijnë duke u përmirësuar dhe disa që nuk janë qartësisht të përmirësuar.”

“Unë dyshoj se do të ketë një sërë rezultatesh dhe do të na duhen studime afatgjata ku ne mund t’i masim me kohë,” vazhdoi ai.

Harrison tha se pjesa e dytë e studimit të Oksfordit ishte: A janë më të rrezikuar njerëzit që kanë tashmë një diagnozë psikiatrike, të preken prej COVID-19, sesa njerëzit pa një diagnozë psikiatrike?

“Për habinë time, përgjigjja është po”, tha Harrison. “Njerëzit të cilët kishin një diagnozë psikiatrike në vitin para se të vinte COVID … ata ishin rreth 65% më të prirur të infektoheshin nga COVID sesa njerëzit pa diagnozë psikiatrike”.

Harrison tha se ai dhe kolegët e tij ishin të habitur nga kjo gjetje. “A është kjo vetëm sepse njerëzit me probleme psikiatrike kanë tendencë të kenë probleme më të rënda të shëndetit fizik?” pyet ai./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nuk jam si ti që bëj seks me këdo në kafe”/ Plas sherri mes Melisës dhe Sindit, reagon Shqipja, ja si i përgjigjet Melisa! 0 5

Një debat i fortë ka ndodhur në “PërPuthen” mes Sindit dhe Melisës, pasi po komentohej takimi i Sindit me Mevlanin. Melisa iu drejtua Mevlanit, ku i tha se pse del me një vajzë të virgjër, kur ai ka deklaruar se për të seksi, është shumë i rëndësishëm.

Sindi iu kthye dhe i tha se “nuk jam si puna jote që e bën me këdo në kafe”, duke bërë që Melisa të largohej nga studio, e ndjekur më pas edhe thuajse nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pjesè nga debati:

Sindi: Ça problemi ka që jam e virgjër, se nuk di të bëj seks si puna jote?

Melisa:Ça lidhje ka, kush po të krahason me mua?

Sindi: Pse qëllimi të bësh seks është?

Melisa: Po kush t’u drejtua ty?

Sindi: Është ndonjë problem me bërë seks motra?

Melisa: Ku e di ti, kur ta provosh më thuaj

Sindi: Unë Melisa kurrë nuk ofendoj

Melisa: Jo çne, i keni ofendimet kur ju çohet ju

Sindi: Po ti pret të më ofendosh dhe…

Melisa: Po kush të ofendoi…

Sindi: Po për ty problemi është që unë duhet të mësoj seksin?

Melisa: Provoje, pastaj

Sindi: Ty bravo të qoftë, se kaq di kaq thua, unë nuk jam si ti që e bën me këdo në kafe.

Pas kësaj deklarate, Melisa u irritua së tepërmi dhe preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë fallco. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruante Shqipja.

11.jpg

 

Pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar një reagim nga ana e Melisës, e cila në një postim në InstaStory ka shkruar:

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”- ka shkruar Melisa, e cila duket se tashmë është qetësuar dhe po e merr me më shumë sportivitet situatën.

WhatsApp-Image-2020-12-01-at-09.47.29.jpeg

Vaksina e Moderna 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19 ! 0 2

Janë publikuar të dhënat mahnitëse për vaksinën e Moderna-s, e cila pas provave të para duket se ka rezultuar 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të infektimit me virusin Covid-19.

Sipas CNN, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA.“Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.

Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të Moderna

Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.