Studimi i ri: Ekzistojnë shtatë ‘forma të ndryshme’ të infeksioneve të lehta COVID-19 0 46

Një studim i ri ka zbuluar se ekzistojnë shtatë ‘forma të sëmundjes’ brenda rasteve të lehta të infeksionit të coronavirusit SARS-CoV-2.

Midis atyre që kanë pasur fatin e keq të preken nga COVID-19, një numër i konsiderueshëm individësh kanë pasur fatin të goditen nga një rrjedhë e lehtë e sëmundjes.

Tani, një studim i ri ka zbuluar se ekzistojnë shtatë ‘forma të ndryshme të sëmundjes’ brenda rasteve të infeksionit të coronavirusit SARS-CoV-2.

Sipas studiuesve nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, COVID-19 shkakton një ndryshim të rëndësishëm në sistemin imunitar, edhe 10 javë pasi fillimisht ishin infektuar me sëmundjen.“Gjetjet tona kontribuojnë në një kuptim më të mirë të sëmundjes dhe na ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave të mundshme, pasi që tani kemi qasje në biomarkerë premtues dhe mund të kryejmë një monitorim edhe më të mirë”, theksuan autorët.

Studimi përfshiu një grup prej 109 pacientë të shëruar dhe 98 individë të shëndetshëm. Mostrat e tyre të gjakut u analizuan dhe u përcaktua aktiviteti i niveleve specifike të antitrupave SARS ‐ CoV2 kundër proteinave virale.

Përmes hetimit, autorët identifikuan shtatë grupe të simptomave që përbëjnë shtatë ‘format e sëmundjes’:

-simptoma të zakonshme të ngjashme me të ftohtin (me fyt të thatë, bllokim të hundës, rinitit dhe teshtima);

– simptoma të ngjashme me gripin (me dridhura, kollë, lodhje dhe ethe);

– pezmatimi i syve dhe mukozës;

– probleme të mushkërive (me gulçim dhe pneumoni);

– probleme gastrointestinale (përfshirë diarrenë, dhimbjen e kokës dhe të përzierat);

– dhimbje të kyçeve dhe muskujve;

– humbja e nuhatjes dhe shijes dhe simptoma të tjera.

U zbulua gjithashtu se nivelet e qelizave imune që prodhojnë antitrupa ishin në nivele të larta në gjakun e personave të shëruar. Sa më e lartë të ishin ethet që kishin pacientët me COVID-19 të lehtë, aq më të larta ishin nivelet e antitrupave kundër coronavirusit. /BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 13

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱