Studimi i fundit: 25% e shqiptarëve janë infektuar me Covid-19, gjysma e Tiranës e ka kaluar koronavirusin 0 17

Sipas studimit me të fundit të Akademisë së Shkencave për periudhën qershor-dhjetor, nën drejtimin e profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli rezulton se gjysma e popullsisë në kryeqytet e kanë kaluar koronavirusin. Ndërkohë që në rang vendi rezulton se 25% e shqiptarëve e kanë kaluar koronavirusin dhe janë imunizuar në mënyrë natyrale ndaj tij.

Imunologu Genc Sulçebej dhe epidemiologu Alban Ylli kanë studiuar situatën përmes testeve serologjik në emër të Akademisë së Shkencave dhe prezantuan këto të dhëna.

“817 individë që përfaqësojnë popullatën kampion dhe në 812 individë të testuar dolën pozitiv për antitrupa 405 individë që në fund të 2020 thuajse 50 % është imunizuar. Në Shqipëri niveli i imunitetit është rreth 25 % ndërsa për Tiranën hipoteza jonë ishte më e ulët dhe është një surprizë”, janë shprehur mjekët Sulçebej dhe Ylli.

Ata kanë treguar se përparësi për bërjen e vaksinës do të kenë ata që nuk janë infektuar, sepse janë më të brishtë, ndërsa të tjerët që e kanë marrë virusin kanë antitrupa. Mjekët kanë thënë se në pranverë me shumë gjasa mund të ketë një valë të tretë të Covid-19 në vendin tonë.

“Në lidhje me a do kemi valë të tretë në pranverë? Me gjasë po, por jo aq i fortë sa në dimër . Ky virus mund të zgjasë ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm, në forma të ndryshme”, janë shprehur ata./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 6

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W

Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Norvegji 0 5

Zyrtarët norvegjezë po rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID. Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pas efekteve anësore.

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Ethe, të përziera dhe diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët, çka dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.

Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.

“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,- tha Madsen.null

“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.

“Tani po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja themelore e të cilëve mund të përkeqësohet.”

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.

Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.

Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.//B.W